Eniac
Në bazë të interesimit të madh për zhvillimin e teknologjisë dhe përparimin e saj gjatë këtyre viteve, na shtynë të mendojmë për hapat e parë dhe arritjet e teknologjisë. Si fillim i zbulimeve të mëdha për zvillimin e teknologjisë që në botën anglisht-folëse referohej si “Shkencë kompjuterike” dhe në Evropë si “Informatikë”, si një mjet kryesorë i komunikimit në dy hapësira dhe kohë, dhe një ndër zbulimet kryesore njihej si “Kompjuteri i parë elektronik me qëllim të përgjithshëm digjital i quajtur ENIAC (the Electronic Numerical Integrator and Computer)-(Integrimi elektronik Numerik i të Dhënave në Kompjtuer)”. Për shkak të nevojave të mëdha të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), që ishin në kërkim të një makine e cila do ti shërbente për nevoja ushtarake, ata filluan kërkimin e personave të cilët ishin në gjendje për ta ndërtuar një gjë të tillë. Artikulimi i parë i qartë se çfarë ishte një programues është dhënë në fund të vitit 1940 nga Herman Goldstine dhe John L. von Neumann (shih fugrën 2) në një seri vëllime të quajtura Planifikimi dhe kodim i problemeve për një Instrument elektronik Kompjuter ku këto vëllime shërbyen si tekstet kryesore në dispozicion për programe të kompjuterëve së paku deri në fillim të viteve 1950 dhe ata vazhduan të kryejnë llogaritjet për ushtrinë deri në 1955, për probleme të tilla si parashikimi i motit, tunelet aerodinamike, projektimet dhe studimet e rrezeve kozmike.
Publikimi i kompjuterit Eniac
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke shqyrtuar zhvillimin e ENIAC-ut për një periudhë tre-vjeçare, ne do të shikojmë tani se si kjo arritje inxhinierike është bërë publike në shkurt të vitit 1946, dhe si ka ndikuar në përceptimin e publikut për kompjuterët. Me deklarimin zyrtar të përfundimit të luftës, Departamenti i Luftës mori vendim për të bërë publike punën që u krye në fshehtësi gjatë luftës, për të zhvilluar Kalkulatorë me shpejtësi të lartë. Pra e shtunë, 14 shkurt 1946, shtypi u ftua në Shkollën për Inxhinieri "Moore" në Filadelfia për zbulimin publik të ENIAC-ut.
PËRBËRJA E KOMPJUTERIT ENIAC
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga standardet e sotme, ENIAC ishte një përbindësh me 18.000 tuba të Vakumit (pesë herë më shumë se çdo pajisje e mëparshme), dhe ishte Prototip në krahasim me shumicën e kompjuterëve të tjerë, ENIAC peshonte 30 Ton, dhe me një hapsirë 1.500 m2, kishte 70.000 rezistorë, 10.000 kondenzatorë, 1500 relays(rele), 6000 çelësa manual, pothuajse 5 milion nyje të ngjitura të dorës(dorëza punuese), dhe kishin konsumuar 174.000 Wat energji elektrike, përmbante në vete një numër shumë të madhë të kabllove për lidhje dhe me kosto rreth 5,000,000 $ (Dollarë).
ENIAC kishte dy lloje të qarqeve elektronike:
- Qarqet numerike për ruajtje dhe kalkulim
- Përpunimi i sinjaleve elektrike që përfaqësojnë numrat dhe qarqet e programimit për kontrollin e komunikimit në mes të pjesëve të ndryshme të makinës.
Pjesa më e madhe e njësive kishte dy lloj të qarqeve, me përjashtim të programuesit Master ku njësia e filluar përbëhej vetëm nga qarqet e programimit, dhe të gjitha njësitë duhej të ishin programuar në nivel lokal. Pjesa më me rëndësi në ENIAC ishtë pjesa qendrore, ku programimi kryhej në atë pjesë. ENIAC ka qenë në gjendje për të bërë dallimin midis vargjeve të programit duke e shqyrtuar madhësinë e një rezultati numerik. Si hapat kryesorë të llogaritjes së ENIAC-ut ishin:
- Inicimi paraprak Set-Up
- Rritja dhe
- Llogaritja e fshierjes