Efraimi i Sirisë
Efraimi i Sirisë (aram. ܡܪܝ ܐܦܪܝܡ ܣܘܪܝܝܐ - Mor Afrêm Sûrjojo; në arab. أفرام السرياني; në greq.: Ἐφραίμ ὁ Σῦρος; në lat. Ephraim Syros: Ephraem Syrus) (lindi në vitin 306 në Nisibisi, sot Nusajbini, vdiq me 9 qershor 373 në Edesa, sot Shanliurfa, Turqi) ishte një teolog, shkrimtar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai nderohet si shenjtor i kishës katolike dhe asaj ortodokse. Nderohet në veçanti nga kisha siriane.
Mbahet si themeluesi i Shkollës së persianeve dhe pranë bashkëkohësit të tij të vjetër Afrahatit, si një prej teologëve më të mëdhenj të kishës siriane.
Mësues i kishës katolike u shpall në vitin 1920 nga Papa Benedikti XV në ciklikën Principi Apostolorum të 5 tetorit.
Efraimi ka shkruar shume hymne, poezi dhe predikime ne vargje, si edhe shpjegime biblike. Këto ishin pune te teologjisë praktike për ndërtimin e kishës ne kohet e vështira që ajo po përjetonte, para përçarjes se saj. Veprat e tij ishin aq te mirënjohura, saqë, shekuj pas vdekjes se tij, autore te krishterë shkruan qindra vepra me mbishkrimin e rreme ne emër te tij. Veprat e Efraimit dëshmojnë një shprehje te besimit te hershem kumbues te krishtere, te prekura pak nga mënyra e mendimit evropian, dhe më i zënë me mënyrat e diskutimit te lindjes.
Dita e festes se tij ne kishën katolike është 9 qershori, ne kishën ortodokse 28 janari.