Videofesti është manifestim më i madhë i këngës së ekranizuar në Kosovë.

Festivali është vjetorë dhe mbahet rregullisht në Prishtinë. Drejtimin e organizimit të tij e bënë Florent Boshnjaku. Festivali është i nivelit kombëtar shqiptarë ndërsa, ndërkohë frekuentohet nga bërës të tregjeve muzikore nga e gjithë bota. Në vitin 2010 është mbajtur festivali i 9-të me radhë.[1]

Videofesti 2010

Redakto

Shpërblimet e VFM 2011 u ndanë në disa kategori. Në konkurencen e meshkujve Genc Salihu me këngën "Rugëve", doli më i miri, ndërsa në atë të femrave më e mira e festivalit doli Argjentina Ramosaj. Në kategorin e grupeve, grupi "Blla Blla Blla", në atë të zhandrit Pop-Folk më e mira ishte Arbërija e Hadergjonajve. Në kategorin e zhandrit Pop, dueti Vedat Ademi dhe Rrezarta Shkurta moren çmimin e parë. Çmimi për reperët, kategori e futur si Rap Hip-Hop shkojë në duar të fuzionit Tingulli i Trentë dhe Flori. Në kategorin e artistëve "Best R'n'B' Artist" shembullor ishin Dafina Zeqiri dhe Ledri. Si duet më i mirë u zgjodhen Vedat Ademi dhe Rrezarta Shkurta. Çmimi për artist të rinjë "Best New Artist" iku në duar të realizuesve Dafina & MC Kresha – Delicious. Çmimi për "Vot e Youtube's" i mbledhi kënga "Origjinale" e realizuar nga treshja Aurela Gaçe, dr. Flori dhe Marsel. Për nga stili i videogjenetikës, u dallua Dafina Zeqiri ndërsa për regji Genc Salihu. Për stilin e performances Besa Kokërdhima e, për çmimi e karrierës, Haki Misini. Për organizator shembullorë dolen TDS & Nora Istrefi, ndërsa shkëlqësia e vitit ishte Genc Salihu.[2]

Për nga ana teknike, VFM 2011, ishte dukshëm në nivel më të lartë se festivalet e parardhës, si për nga organizimi i tij, po ashtu edhe nga pjesëmarrja e video copave të këngëve të ekranizuara.

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ Njoftim gazetareskë
  2. ^ ZËRinfo gazetareskë[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]

Stampa:VVVideofesti