Niclas Füllkrug (lindur më 9 shkurt 1993) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si sulmues për klubin anglez West Ham United dhe kombëtaren gjermane.

Niclas Füllkrug

Füllkrug me Werder Bremenin në vitin 2021
Të dhënat vetjake
Emri i plotëNiclas Füllkrug[1]
Datëlindja (1993-02-09) 9 shkurt 1993 (31 vjeç)
VendlindjaHanover, Gjermani
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)[2]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
West Ham United
Numri11
Karriera me të rinjtë
1996–2005TuS Ricklingen[3]
2005–2006Sportfreunde Ricklingen[3]
2006–2012Werder Bremen[3]
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2014Werder Bremen II26(10)
2012–2014Werder Bremen23(2)
2013–2014Greuther Fürth (huazim)21(6)
2014–20161. FC Nürnberg54(17)
2016–2019Hannover 9675(21)
2019–2023Werder Bremen90(45)
2023–2024Borussia Dortmund29(12)
2024–West Ham United3(0)
Karriera ndërkombëtare
2010Gjermania U181(0)
2011–2012Gjermania U197(5)
2012–2014Gjermania U209(3)
2022–Gjermania22(14)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 23:51, 31 gusht 2024 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19:14, 7 shtator 2024 (UTC)

Füllkrug e nisi karrierën e tij te Werder Bremeni, duke luajtur fillimisht me ekipin rezervë. Ai më pas debutoi me ekipin e parë si dhe shpenzoi sezonin 2013–14 në huazim te Greuther Fürth. Pas kësaj, ai u transferua te 1. FC Nürnberg, duke zhvilluar paraqitje pozitive që i mundësuan një kalim te Hannover 96. Në prill 2019, ai u rikthye te Werder Bremeni, duke luajtur katër sezone para se të kalonte te Borussia Dortmundi në vitin 2023.

Füllkrug ka luajtur me disa ekipe moshash të Gjermanisë. Ai u ftua për herë të parë në ekipin e parë në nëntor 2022 dhe ka luajtur në FIFA Kupën e Botës 2022 dhe UEFA Euro 2024.

Karriera me klube

Redakto

Werder Bremen

Redakto

Füllkrug luajti për tetë vite me klubin TuS Ricklingen, pjesë e qarkut Ricklingen të Hanoverit,[4] ku u stërvit nga babai i tij.[5] Gjatë kohës së tij me këtë klub, ai regjistroi mesatarisht 160 gola për sezon.[5] Ai u bë pjesë e akademisë së Werder Bremenit në verën e vitit 2006 në moshën 14 vjeç, duke refuzuar oferta nga pesë klube të Bundesligës, përfshirë Hannover 96.[5]

Pasi shpenzoi disa vite në akademi, Füllkrug filloi karrierën e tij si profesionist me ekipin rezervë të klubit.

Më 24 gusht 2013, Füllkrug u huazua te Greuther Fürth për një sezon.[6][7] Më 2 nëntor, ai shënoi katër gola, tre prej të cilave brënda 12 minutash, në një fitore 6–2 kundër Erzgebirge Aue në transfertë.[8] Në mars 2014, ai pësoi një dëmtim në ligamentin e kyçit të djathtë në fitoren 2–0 kundër VfL Bochum; ky dëmtim e mbajti jashtë fushës për katër javë.[9]

1. FC Nürnberg

Redakto

Në verën e vitit 2014, Füllkrug u transferua te 1. FC Nürnberg në njē marrëveshje "afatgjate", e cila u raportua të ishte tre-vjeçare.[10][11] Si pjesë e transferimit, Werder Bremeni siguroi të drejtën e riblerjes për një shumë të pacaktuar.[11]

Hannover 96

Redakto

Në korrik 2016, Füllkrug u transferua te Hannover 96, duke firmosur një marrëveshje katër-vjeçare. Shuma e transferimit u raportua të ishte 2 milion € plus 1 milion € bonuse të ndryshme.[12][13]

Füllkrug nuk shënoi në tetë ndeshjet e para në Bundesligë për sezonin 2017–18; golat e tij të parë erdhën në formën e një dopiete në fitoren 2–1 kundër Augsburgut. Më 13 janar 2018, ai shënoi një tregolësh në ndeshjen kundër Mainz 05.[14] Ai vazhdoi me formën pozitive,[15] duke e mbyllur sezonin me 14 gola;[16] paraqitjet e tij bënë që media ta lidhte me një thirrje të mundshme në ekipin kombëtar.[17]

Në verën e vitit 2018, Borussia Mönchengladbach bëri një ofertë zyrtare për Füllkrug, duke ofruar 18 milion €. Për sulmuesin kishte oferta edhe nga Anglia, por Hannoveri i refuzoi, duke njoftuar rinovimin e kontratës me lojtarin deri në vitin 2022.[16][18]

Ai pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në një ndeshje kundër Eintracht Frankfurtit më 30 shtator.[19][20] Pavarësisht kësaj, ai u aktivizua në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Stuttgartit, duke ndihmuar ekipin të merrte një fitore 3–1 dhe të largohej nga vendi i fundit në renditje.[21][22] Pavarësisht se nuk ishte rikuperuar nga dëmtimi në kyç, Füllkrug u aktivizua në dy ndeshjet e rradhës kundër Bayer Leverkusenit[23] dhe Augsburgut.[24] Pas kësaj, ai humbi ndeshjen e kupës kundër Wolfsburgut, ku Hannover u eliminua. I pyetur për mungesën e Füllkrug, trajneri André Breitenreiter deklaroi se ky dëmtim e ka ndjekur lojtarin për vite me rradhë, duke shtuar se ai vendosi të mos luante në këtë ndeshje pasi nuk ndihej "i sigurtë".[25] Pasi u konsultua me një specialist,[26] Füllkrug u rikthye në stërvitje më 20 nëntor[27] dhe u aktivizua në katër ndeshjet e rradhës së ekipit.[28][29][30][31]

Megjithatë, problemet në gju u rikthyen sërisht, duke bërë që ai të humbiste ndeshjen kundër Freiburgut.[32] Klubi njoftoi se dëmtimi ishte i rëndë dhe se lojtari me shumë mundësi do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.[33] Dëmtimi kërkonte operacion dhe u zbulua se ishte dëmtim i kërcit në gjurin e tij të djathtë, dëmtimi i tretë i këtij lloji të karrierës së tij. Ai më parë ka pësuar dëmtim të kërcit me Werder Bremenin (janar 2013, gjuri i djathtë) dhe Nürnbergun (mars 2015, gjuri i majtë).[34]

Rikthimi te Werder Bremen

Redakto

Në prill 2019, Werder Bremen njoftoi se Füllkrug do të bëhej lojtar i tyre që nga sezoni i ardhshëm 2019–20. Shuma e transferimit nuk u bë e ditur edhe pse media gjermane kishte disa verdikte: Deichstube raportoi se Bremen pagoi 6.3 milion € plus 500,000 € bonuse[35] kurse Sportbuzzer pretendoi se transferimi kushtoi 7 milion €.[36] Ish klubi i tij 1. FC Nürnberg përtoi 10% të shumës së transferimit.[37] Sezoni i tij i parë pas rikthimit u kushtëzua nga një dëmtim i rëndë që pësoi në gju në shtator 2019, duke humbur disa muaj.[38] Ai e mbylli sezonin me vetëm 11 ndeshje dhe 4 gola.[39]

Më 26 shtator 2020, Füllkrug shënoi tregolëshin e tij të dytë në Bundesligë në fitoren 3–1 në transfertë kundër Schalke 04.[40] Në atë sezon, ai u kushtëzua sërisht nga dëmtimet, duke u aktivizuar në vetëm 21 ndeshje midis kampionatit dhe kupës.

Në fillimin e sezonit 2021–22, Füllkrug e humbi vendin e titullarit ndaj blerjes së re Marvin Ducksch. Megjithatë, me ardhjen e Ole Werner si trajneri i ri, Füllkrug dhe Ducksch filluan të luanin sëbashku.[41] Ai shënoi 19 gola në ligën e dytë gjermane duke ndihmuar Werderin të rikthehej në elitë pas një sezoni.[42] Pas rikthimit në Bundesligë, Füllkrug përjetoi një formë shumë të mirë, duke shënuar 10 gola në 14 ndeshjet e para të sezonit. Kjo gjë shtyu trajnerin e ekipit kombëtar Hansi Flick t'a ftonte për të luajtur në Kupën e Botës në Katar.[43] Ai e mbylli sezonin si kryegolashënuesi i kampionatit me 16 gola sëbashku me Christopher Nkunkun, duke u bërë lojtari i parë i Werderit që shpallet golashënuesi më i mirë i Bundesligës që nga Miroslav Klose në sezonin 2005–06.[44]

Borussia Dortmund

Redakto

Më 31 gusht 2023, Borussia Dortmund njoftoi transferimin e Füllkrug në një marrëveshje tre-vjeçare për 13 milion € plus 2 milion € bonuse.[45][46]

Füllkrug shënoi golin e parë me klubin më 29 shtator në fitoren 3–1 në transfertë kundër Hoffenheimit.[47] Goli i tij i parë në UEFA Ligën e Kampioneve erdhi më 7 nëntor në fitores 2–0 kundër Newcastle United në fazën e grupeve.[48] Më 28 janar 2024, ai shënoi një tregolësh, përfshirë dy penallti, në fitoren 3–1 kundër Bochumit në kampionat.[49] Më 16 prill, Füllkrug shënoi në fitoren 4–2 kundër Atlético Madridit në ndeshjen e dytë çerek-finale të Ligës së Kampioneve, duke ndihmuar Dortmundin të kualifikohej në gjysëm-finale për herë të parë pas 11 vitesh me rezultatin e përgjithshëm 5–4.[50] Në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Paris Saint-Germain, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 në Signal Iduna Park.[51]

Füllkrug e mbylli sezonin e parë dhe të vetëm me Dortmundin si golashënuesi i dytë më i mirë i klubit në Bundesligë me 12 gola.[52]

West Ham United

Redakto

Më 5 gusht 2024, Füllkrug i'u bashkua klubit anglez West Ham United në një marrëveshje katër-vjeçare. Klubi sipas raportimeve pagoi 27 milion £ për kartonin e tij.[53][54] Ai bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 17 gusht në humbjen 2–1 kundër Aston Villës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[55]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Në nëntor 2022, Füllkrug ishte pjesë e ekipit që do të luante në FIFA Kupën e Botës 2022.[56] Ai shënoi në debutimin e tij në ndeshjen miqësore kundër Omanit. Ai gjithashtu u bë lojtari më i vjetër që debuton me kombëtaren në moshën 29 vjeç e 280 ditë që nga Martin Max, i cili ishte 33 vjeç e 253 ditë në debutimin e tij në vitin 2002.[57] Më 27 nëntor, ai regjistroi golin e parë në Kupën e Botës në barazimin 1–1 kundër Spanjës në fazën e grupeve.[58] Katër ditë më pas, ai shënoi sërisht, këtë herë në fitoren 4–2 kundër Kosta Rikës që nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar grupin; Gjermania u rendit në vendin e tretë duke u eleminuar.[59]

Në maj 2024, Füllkrug u thirr për të marrë pjesë në UEFA Euro 2024.[60] Ai debutoi në ndeshjen hapëse të turnamentit kundër Skocisë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 63të. Ai shënoi vetëm pesë minuta më vonë, duke kontribuar në fitoren 5–1.[61][62] Në ndeshjen e fundit në grup, Füllkrug u aktivizua sërisht si zëvëndësues dhe shënoi në minutat shtesë kundër Zvicrës, duke shmangur humbjen e Gjermanisë si dhe duke i dhënë kualifikimin në fazën me eliminim direkt si fitues i grupit.[63]

Profili i lojtarit

Redakto

Füllkrug është një qëndër-sulmues tipik, potent dhe me instikt për gol. Ai mund të gjuaj me të dyja këmbët si dhe është një lojtar i fuqishëm në duelet ajërore. Ai gjithashtu zotëron një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë nga distanca.[64][65]

Jeta personale

Redakto

Pseudonimi i Füllkrug është "Lücke" (boshllëk në gjermanisht) për shkak të boshllëkut në dhëmbët e tij të para.[15] Ai një grua që quhet Lisa si dhe një vajzë që ka lindur në vitin 2019.[15] Motra e tij, Anna-Lena, luan si sulmuese për Hannover 96 kurse gjyshi i tij, Gerd, ka luajtur më parë për SV Arminia Hannover.[66]

Pas një aksidenti në fushën stërvitore të Werder Bremenit, Füllkrug përfundoi i shtruar në spital me dhëmbin e shokut të tij të skuadrës në ballë.[15]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 1 qershor 2024[67][68]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Werder Bremen II 2011–12 3. Liga 22 5 22 5
2012–13 Regionalliga Nord 4 5 4 5
Gjithsej 26 10 26 10
Werder Bremen 2011–12 Bundesliga 11 1 0 0 11 1
2012–13 Bundesliga 12 1 1 1 13 2
2013–14 Bundesliga 0 0 1 0 1 0
Gjithsej 23 2 2 1 25 3
Greuther Fürth (huazim) 2013–14 2. Bundesliga 21 6 1 0 2[a] 0 24 6
1. FC Nürnberg 2014–15 2. Bundesliga 24 3 1 0 25 3
2015–16 2. Bundesliga 30 14 2 1 2[a] 0 34 15
Gjithsej 54 17 3 1 2 0 59 18
1. FC Nürnberg II 2015–16 Regionalliga Bayern 1 0 1 0
Hannover 96 2016–17 2. Bundesliga 27 5 2 0 29 5
2017–18 Bundesliga 34 14 2 2 36 16
2018–19 Bundesliga 14 2 1 1 15 3
Gjithsej 75 21 5 3 80 24
Werder Bremen 2019–20 Bundesliga 8 4 1 0 2[a] 0 11 4
2020–21 Bundesliga 19 6 2 0 21 6
2021–22 2. Bundesliga 33 19 1 0 34 19
2022–23 Bundesliga 28 16 2 0 30 16
2023–24 Bundesliga 2 0 1 1 3 1
Gjithsej 90 45 7 1 2 0 99 46
Borussia Dortmund 2023–24 Bundesliga 29 12 1 0 13[b] 3 43 15
West Ham United 2024–25 Premier League 0 0 0 0 0 0 0 0
Gjithsej karriera 319 113 19 6 0 0 13 3 6 0 357 122
  1. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në fazën play-off për rënje të Bundesligës
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligës së Kampioneve

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 5 korrik 2024[69][70]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Gjermania 2022 4 3
2023 9 7
2024 8 3
Gjithsej 21 13

Golat me kombëtaren

Redakto
Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Füllkrug.
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Niclas Füllkrug
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 16 nëntor 2022 Kompleksi Sportiv Sulltan Qaboos, Muscat, Oman 1   Oman 1–0 1–0 Ndeshje miqësore
2 27 nëntor 2022 Stadiumi Al Bayt, Al Khor, Katar 3   Spanja 1–1 1–1 FIFA Kupa e Botës 2022
3 1 dhjetor 2022 Stadiumi Al Bayt, Al Khor, Katar 4   Kosta Rika 4–2 4–2 FIFA Kupa e Botës 2022
4 25 mars 2023 Mewa Arena, Mainz, Gjermani 5   Peru 1–0 2–0 Ndeshje miqësore
5 2–0
6 28 mars 2023 RheinEnergieStadion, Këln, Gjermani 6   Belgjika 1–2 2–3 Ndeshje miqësore
7 12 qershor 2023 Weserstadion, Bremen, Gjermani 7   Ukraina 1–0 3–3 Ndeshje miqësore
8 14 tetor 2023 Pratt & Whitney Stadium, East Hartford, Shtetet e Bashkuara 10   Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2–1 3–1 Ndeshje miqësore
9 17 tetor 2023 Lincoln Financial Field, Philadelphia, Shtetet e Bashkuara 11   Meksika 2–2 2–2 Ndeshje miqësore
10 18 nëntor 2023 Olympiastadion, Berlin, Gjermani 12   Turqia 2–2 2–3 Ndeshje miqësore
11 26 mars 2024 Waldstadion, Frankfurt, Gjermani 15   Holanda 2–1 2–1 Ndeshje miqësore
12 14 qershor 2024 Allianz Arena, Mynih, Gjermani 17   Skocia 4–0 5–1 UEFA Euro 2024
13 23 qershor 2024 Waldstadion, Frankfurt, Gjermani 19    Zvicra 1–1 1–1 UEFA Euro 2024
Borussia Dortmund

Personale

Redakto
  • Lojtari i Muajit i Bundesligës: shtator 2022,[72] tetor 2022[72]
  • Ekipi i Sezonit i Bundesligës: 2022–23[73]
  • Ekipi i Sezonit i Bundesligës nga VDV (sindikata e futbollistëve në Gjermani): 2022–23[74]
  • Golashënuesi më i mirë i Bundesligës: 2022–23 (16 gola)[44]

Referime

Redakto
  1. ^ "FIFA World Cup Qatar 2022 – Squad list: Germany (GER)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 nëntor 2022. fq. 13. Marrë më 15 nëntor 2022.
  2. ^ "Niclas Füllkrug" (në gjermanisht). SV Werder Bremen. Marrë më 1 shtator 2022.
  3. ^ a b c "Niclas Füllkrug". kicker Online (në gjermanisht). Marrë më 26 prill 2019.
  4. ^ "Fidele Dörp | Archiv: November 2006". fidele-doerp.de (në gjermanisht). Marrë më 29 nëntor 2022.
  5. ^ a b c "Talent Niclas Füllkrug (Jahrgang 93) von den Sportfreunden aus Ricklingen wechselt zu Werder Bremen". archive.ph (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2013. Marrë më 29 nëntor 2022.
  6. ^ "Fürth leiht Füllkrug ein Jahr von Werder Bremen". nordbayern.de (në gjermanisht). 24 gusht 2013. Marrë më 26 prill 2019.
  7. ^ "Fürth holt Niclas Füllkrug auf Leihbasis" (në gjermanisht). 24 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2013. Marrë më 6 tetor 2013.
  8. ^ "6:2! Füllkrug-Hattrick in zwölf Minuten". kicker Online (në gjermanisht). 2 nëntor 2013. Marrë më 26 prill 2019.
  9. ^ "Bänderriss legt Füllkrug lahm". nordbayern.de (në gjermanisht). 12 mars 2014. Marrë më 26 prill 2019.
  10. ^ "Gestern Fürth, heute Nürnberg: Füllkrug wechselt zum FCN". nordbayern.de (në gjermanisht). 26 qershor 2016. Marrë më 26 prill 2019.
  11. ^ a b "Füllkrug unterschreibt Dreijahresvertrag beim FCN". kicker.de (në gjermanisht). 26 qershor 2016. Marrë më 26 prill 2019.
  12. ^ Dirk Tietenberg (19 korrik 2016). "Hannover 96: Zwei für die erste Klasse". Neue Presse (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
  13. ^ "Füllkrug kehrt in seine Heimat zurück". Hannover 96 (në gjermanisht). 18 korrik 2016. Marrë më 26 prill 2019.
  14. ^ "Niclas Füllkrug hat-trick completes fightback for Hannover over Mainz". Bundesliga (në anglisht). 13 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
  15. ^ a b c d "Füllkrug's on fire! Bundesliga defences are terrified as the Hannover marksman takes aim". Bundesliga (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  16. ^ a b ""Meine Heimat": Füllkrug verlängert in Hannover". kicker.de (në gjermanisht). 31 gusht 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  17. ^ "Watch: Germany's World Cup dark horses". Bundesliga (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  18. ^ "Geplatzer Gladbach-Wechsel: Füllkrug "nicht beleidigt"". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 26 nëntor 2023.
  19. ^ "Hannover 96 verliert auch bei Eintracht Frankfurt - Füllkrug muss angeschlagen runter" (në gjermanisht). Sportbuzzer. 30 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
  20. ^ "Kapselverletzung bei Niclas Füllkrug – Ausfall gegen den VfB Stuttgart droht". Sportbuzzer (në gjermanisht). 1 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
  21. ^ Alexander Flohr (7 tetor 2018). ""Einer dieser Helden": So wichtig war Niclas Füllkrug für Hannover 96 gegen Stuttgart". Sportbuzzer (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
  22. ^ "Maßflanke Albornoz, Kopfball Wood: 96 atmet auf". kicker.de (në gjermanisht). 6 tetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  23. ^ "Bellarabi bewahrt Bayer vor der Niederlage". kicker.de (në gjermanisht). 20 tetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  24. ^ "Khedira nutzt Antons Patzer". kicker.de (në gjermanisht). 27 tetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  25. ^ Andreas Willeke (1 nëntor 2018). ""Die alte Geschichte": Der Knie-Fall Niclas Füllkrug macht Hannover 96 Sorgen". Sportbuzzer (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2022. Marrë më 26 prill 2019.
  26. ^ Andreas Willeke (12 nëntor 2018). "Hannover 96: Füllkrug wie Sarenren Bazee? Profi-Heiler soll helfen". Sportbuzzer (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2022. Marrë më 26 prill 2019.
  27. ^ Dirk Tietenberg (20 nëntor 2018). "Korb trainiert allein, Schwegler fehlt gegen Gladbach: Der Stand im 96-Verletztenlager". Sportbuzzer (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
  28. ^ "Hazard und Stindl sehenswert: Gladbachs Heimserie hält". kicker.de (në gjermanisht). 25 nëntor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  29. ^ "Dank Torunarigha: Hertha siegt in Hannover". kicker.de (në gjermanisht). 1 dhjetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  30. ^ "Videobeweis, Fehlentscheidung, Gelb-Rot: Wildes Remis in Mainz". kicker.de (në gjermanisht). 9 dhjetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  31. ^ "Traumhaft beim 4:0: Kimmichs Volley, Alabas Dropkick". kicker.de (në gjermanisht). 15 dhjetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  32. ^ "Niclas Füllkrug überraschend nicht im 96-Kader gegen den SC Freiburg". Sportbuzzer (në gjermanisht). 19 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2022. Marrë më 26 prill 2019.
  33. ^ ""Riesiger Schock" für Hannover: Saison-Aus für Füllkrug". kicker.de (në gjermanisht). 21 dhjetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  34. ^ "Füllkrug erfolgreich am Knie operiert". kicker.de (në gjermanisht). 27 dhjetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
  35. ^ "Offiziel: Werder holt Füllkrug zurück". Deichstube (në gjermanisht). Kreiszeitung. 25 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
  36. ^ "Hannover 96: Die Rückkehr von Niclas Füllkrug zu Werder Bremen ist perfekt!". Sportbuzzer (në gjermanisht). 25 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2022. Marrë më 26 prill 2019.
  37. ^ "Auch der Club verdient: Füllkrug-Wechsel perfekt". nordbayern.de (në gjermanisht). 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
  38. ^ "Niclas Füllkrug suffers ligament injury in training". werder.de (në anglisht). SV Werder Bremen. Marrë më 19 maj 2024.
  39. ^ "Niclas Füllkrug | Laufbahn | Spielerprofil". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 19 maj 2024.
  40. ^ "Niclas Füllkrug hits hat-trick as Werder Bremen add to Schalke's woes" (në anglisht). Bundesliga. 26 shtator 2020.
  41. ^ "Füllkrug and Ducksch revelling in a wonderful friendship at leaders Werder Bremen" (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 19 maj 2024.
  42. ^ Gill Clark (27 nëntor 2022). "Who is Niclas Fullkrug? Germany star's incredible rise from unheralded second tier star to World Cup hero". Goal.com (në anglisht).
  43. ^ "Niclas Füllkrug: Who is the Werder Bremen and Germany striker?" (në anglisht). Bundesliga. 1 dhjetor 2022.
  44. ^ a b "Christopher Nkunku and Niclas Füllkrug share 2022/23 Bundesliga top goalscorer trophy" (në anglisht). Bundesliga. 27 maj 2023. Marrë më 27 maj 2023.
  45. ^ "Borussia Dortmund verpflichtet Nationalstürmer Niclas Füllkrug" (në gjermanisht). Borussia Dortmund. 31 gusht 2023.
  46. ^ "Dortmund officially introduce Füllkrug". Bulinews (në anglisht). 31 gusht 2023. Marrë më 1 shtator 2023.
  47. ^ "Dortmund siegt bei Füllkrugs Torpremiere". faz.net (në gjermanisht). 29 shtator 2023.
  48. ^ "Borussia Dortmund schlägt Newcastle United und stößt Tür zum Achtelfinale weit auf: Füllkrug und Brandt treffen" (në gjermanisht). Eurosport. 8 nëntor 2023.
  49. ^ "Füllkrug-Gala lässt BVB jubeln" (në gjermanisht). Sport1. 28 janar 2024.
  50. ^ "„Wenn man sieht, wo ich herkomme", ruft Füllkrug ungläubig". welt.de (në gjermanisht). 17 prill 2024.
  51. ^ "Borussia Dortmund 1–0 Paris Saint Germain" (në anglisht). BBC Sport. 1 maj 2024.
  52. ^ "Torjäger | Bundesliga 2023/24". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 19 maj 2024.
  53. ^ "Hammers complete signing of Germany international Niclas Füllkrug" (në anglisht). West Ham United F.C. 5 gusht 2024. Marrë më 5 gusht 2024.
  54. ^ "Niclas Fullkrug: West Ham sign Germany forward for £27m from Borussia Dortmund" (në anglisht). BBC Sport. 5 gusht 2024. Marrë më 5 gusht 2024.
  55. ^ "Match Report-Hammers beaten by Aston Villa in season opener" (në anglisht). West Ham United F.C. 19 gusht 2024. Marrë më 23 gusht 2024.
  56. ^ ""War ein langer Weg!" Füllkrugs emotionale Worte zur Nominierung". sport1.de (në gjermanisht). 11 nëntor 2022.
  57. ^ optafranz. "Aged 29 years and 280 days, Niclas Füllkrug is the oldest outfield player to make his debut for Germany in 20 years" (në anglisht). Twitter. Marrë më 16 nëntor 2022.
  58. ^ "Niclas Füllkrug rettet gegen Spanien ein Unentschieden". DW (në gjermanisht). 27 nëntor 2022.
  59. ^ "World Cup 2022 – Costa Rica 2–4 Germany: Four-time tournament winners exit at group stage again". Sky Sports (në anglisht). 1 dhjetor 2022.
  60. ^ "Germany announce squad for 2024 European Championships". DFB – Deutscher Fußball-Bund e.V. (në anglisht). Marrë më 19 maj 2024.
  61. ^ "Germany 5–1 Scotland: Hosts hit ground running in Munich" (në anglisht). UEFA. 14 qershor 2024.
  62. ^ "Ruthless Germany humble 10-man Scotland in Euro 2024 opener" (në anglisht). BBC Sport. 14 qershor 2024. Marrë më 15 qershor 2024.
  63. ^ "Switzerland 1 Germany 1: Fullkrug is the saviour but hosts look vulnerable" (në anglisht). The New York Times. 23 qershor 2024.
  64. ^ "Niclas Füllkrug: Who is the Werder Bremen and Germany striker?" (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 17 nëntor 2022.
  65. ^ Antony Martin. "Niclas Fullkrug makes admission that will stun the West Ham fans" (në anglisht). Hammers News. Marrë më 10 gusht 2024.
  66. ^ Rainer Hennies (1 shkurt 2019). "Anna-Lena Füllkrug: "Sportlerin des Jahres"". fussball.de (në gjermanisht).
  67. ^ "Niclas Füllkrug" (në anglisht). World Football. Marrë më 13 qershor 2020.
  68. ^ "Niclas Füllkrug" (në anglisht). World Football. Marrë më 13 gusht 2024.
  69. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Niclas Füllkrug" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  70. ^ "Niclas Füllkrug". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.
  71. ^ Phil McNulty (1 qershor 2024). "Real Madrid 2–0 Borussia Dortmund" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 1 qershor 2024.
  72. ^ a b "Bundesliga Player of the Month" (në anglisht). EA Sports. Marrë më 29 shtator 2022.
  73. ^ "The official Bundesliga Team of the Season 2022/23" (në anglisht). Bundesliga. 13 maj 2023. Marrë më 18 maj 2023.
  74. ^ "Jude Bellingham ist VDV-Spieler der Saison" (në gjermanisht). VDV. 7 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2023. Marrë më 7 qershor 2023.

Lidhje të jashtme

Redakto