Joachim Murat
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Joachim-Napoleon Murat (* 25 mars 1767, Francë - † 13 tetor 1815, në Pizzo, Kalabria), Marshall dhe admiral i Francës, ishte Duka i Madh i Berg-ut nga 1806-1808 dhe mbret i Napolit nga 1808-1815. Murati, i cili bente pjese ne kavaleri, ishte nje nga gjeneralet me te shquar te periudhes se luftrave napoleoniane. Gjate jetes se tij u martua me motren me te vogel te Napoleonit, Karolina Bonaparte. Pas vdekjes se Napoleonit ai u kthye ne Korsike dhe me pas u perpoc te rimerrte fronin e Napolit por u arrestua nga forcat e Ferdinandid IV dhe u pushkatua.
Fillimet dhe jeta ushtarake
RedaktoJoachim Murati lindi 25 mars 1767, në La Bastide-Fortunière, ish-provincë e Guyenne-s, nga Pierre Murat-Jordy dhe gruaja e tij Jeanne Loubières, e bija e Pier Loubières dhe gruas së tij Jeanne Viellescazes. Babai i tij ishte i biri i Guillaume Muratit (1692 - 1754) dhe gruas se tij Marguerite Herbeil. Murat hyri në kalorësi në moshën njëzet-vjecare. Në 1791, ai u bashkua Gardës Kushtetuese te mbretit, por u largua shpejt për te hyre ne ushtrine e rregullt. Në 1792, ai u bë oficer. Ai ishte një përkrahës i flaktë i revolucionarit famëkeq jakobin Jean-Paul.
13 Vendémiaire
RedaktoNë vjeshtë të 1795, tre vjet pas renies se mbretit Luigji XVI nga froni i Francës, rojalistet dhe kundër-revolucionarët organizuan një kryengritje të armatosur kunder Konventes. Më 3 tetor, gjeneral Napoleon Bonaparti, i cili ishte vendosur në Paris, u emërua komandant i forcave franceze mbrojtese te Konventës Kombëtare. Kjo konventë kushtetuese, pas një periudhe të gjatë të nje gjëndje teper te paqendrueshme dhe kritike, ishte përpjekur për të krijuar një gjendje më të qëndrueshme e të përhershme të qeverisë.Bonaparti i caktoi Muratin urdhrin per mbledhjen e artilerisë ne periferi jashtë kontrollit të forcave të qeverisë. Murat arriti t'i marrë topat dhe t'i transportoje per në qendër të Parisit duke shmangur protestuesit. Përdorimi i artilerise më 4 tetor ndihmoi ne mposhtjen e kryengritesve dhe shpetimin e Konventes,pra nje sukses i dyte i Napoleonit pas betejes se Toulonit ne 1793. Për këtë sukses Murati u shpall kolonel dhe pas kësaj ka mbetur një nga gjeneralet më të mirë Napoleonit.
Fushata e Italise dhe Egjiptit
RedaktoNë 1796, me situatën në kryeqytet dhe qeveri tashme te stabilizuar dhe lufta kryengritese po shtypej e po behej me e dobet, Napoleoni pa ndjere ndonje rrezik per nje kryengritje te re, mori ne kontroll ushtrine franceze dhe nisi fushaten e Italise(1796-1797).Murati shkoi me Bonapartin gjate fushates ne Italinë veriore, fillimisht si ndihmës i tij , dhe më vonë u emërua komandant i kalorësise gjatë betejave të shumta kundër austriakëve dhe aleatëve te tij.Pas nje ser betejash fitimtare Murati mori rankun e gjeneralit.Aftesia komanduese e tij dhe taktikat e ndryshme te kaloresise ishin nje nga arsyet qe sollen mposhtjen e ushtrise austriake dhe suksesin e fushates.Nder betejat e fushates se Italise mund te permendim betejen e Lodit,Arkolit,Rivolit dhe rrethimin e Mendanes.