Iván Zamorano
Iván Luis Zamorano Zamora (i lindur më 18 janar 1967 në Santiago) është sulmues kilian i pensionuar. Së bashku me Elías Figueroan dhe Marcelo Salasin, janë ikonat e futbollit kilian.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Iván Luis Zamorano Zamora | ||
Datëlindja | 18 janar 1967 | ||
Vendlindja | Santiago, Kili | ||
Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1985–1988 | Cobresal | 31 | (8) |
1985–1986 | → Cobreandino (huazim) | 29 | (27) |
1988–1990 | St. Gallen | 56 | (34) |
1990–1992 | Sevilla | 59 | (21) |
1992–1996 | Real Madrid | 137 | (77) |
1996–2001 | Internazionale | 102 | (26) |
2001–2003 | América | 63 | (33) |
2003 | Colo-Colo | 14 | (8) |
Gjithsej | 454 | (233) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2000 | Kili Olimpik | 5 | (6) |
1987–2001 | Kili | 69 | (34) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Ai ka qenë pjesë e kombëtares kiliane dhe ka luajtur në Kampionatin Botëror 1998. Ai ka luajtur për disa klube, si Sevilla apo Real Madrid C.F.. Ai gjithashtu a luajtur edhe për ekipin e Interit. Me ekipin e Realit të Madritit ka fituar titullin e kampionit në Spanjë në sezonin 1994-95. Në këtë vit ai ka qenë golashënuesi më i mirë. Me ekipin e Interit ka fituar Kupën UEFA. Në vitin 2004, Zamorano është përfshirë në FIFA 100, listë e futbollistve më të mirë, e përpiluar nga Pele.
Karriera
RedaktoZamorano karrierën e filloi në Trasandino, e më pastaj në vitin 1985 kaloi në Cobresal në Kili. Në vitin 1988 u transferua në Evropë në ekipin zviceran FC St. Gallen. Për 3 sezona sa i kaloi në Zvicër ai shënoi 34 gola në 56 ndeshje.[1] Në vitin 1991 Zamorano debutoi në Primera División me ekipin e Sevillës, për të cilin luajti 59 ndeshje dhe shënoi 21 goals, derisa u shit në Real Madrid për 5 milion dollaarë. Me Realin e Madridit, në mes të viteve 1992-96, Zamorano fitoi një herë kampionatin spanjoll, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës. Në vitin 1995, nën drejtimin e Jorge Valdanos, Zamorano e ndihmoi Realin të shpallej kampion i Spanjës. Në këtë sezon, ai shënoi 27 gola - përfshirë edhe 4 gola kundër rivalit kryesor Barcelonës. Këtë sezon ai e fitoi Trofeun Pichichu çmim që i jipet golashënuesit më të mirë në Spanjë. Në sezonat 1992-93 dhe 1994-95, ai fitoi EFE Trofeun, trofe që i jipet lojtarit më të mirë latino-amerikan që luan në Spanjë, e që jipet nga agjensia e lajmeve EFE.[2] Për Realin e Madridit, Zamorano luajti 137 ndeshje dhe shënoi 77 gola.
Pas 5 sezonave të kaluara në Ligën Spanjolle, Zamorano luajti 4 sezona në Serie A për ekipin e Interit, prej 1996 deri më 2000. Ai ishte bashkëlojtar me Youri Djorkaeffin, Diego Simeonen, Javier Zanettin e Ronaldon. Në ekipin e Interit, ishte sulmuesi kryesor derisa në ekip erdhi Ronaldo. Me ardhjen e Ronaldos, Zamorano ishte i detyruar ta lëshonte fanelën me numrin 9, e të mirrte fanelën me numrat '1+8', duke e bërë teknikisht edhe atë me numër '9-të'. Në maj të vitit 1998, Interi e fitoi Kupën UEFA, duke e mundur ekipin e Lazios në finale me rezultat 3-0. Në këtë ndeshje Zamorano shënoi golin e parë. Zamorano shënoi gol edhe në finalen e vitit paraprak, në finalen e vitit 1997 kundër Schalke 04, mirëpo Interi humb pas ekzekutimit të penaltive.
Në vitin 2001, Zamorano kalon në Meksikë për të luajtur për Club American, për dy sezona.
Në vitin 2003, pas 16 viteve lojë aktive, Zamorano e mbylli karrierën në ekipin Colo-Colo.
Ekipi kombëtar
RedaktoPër kombëtaren e Kilit, Zamorano luajti 69 ndeshje, duke shënuar 34 gola. Ka debutuar më 19 qershor 1987 në moshën 20 vjeçare, në miqësoren me Perunë.
Më 29 prill 1997 ai shënoi 5 gola në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botëror 1998 kundër Venezuelës, në fitoren 6-0.
Në Lojërat olimipike verore 2000, ai fitoi medaljen e bronztë dhe ishte golashënuesi më i mirë i turneut me 6 gola.
Ndeshja e fundit ndërkombëtare e tij ka qenë miqësorja kundër kombëtares së Francës më 1 shtator 2001, të cilën Kili e fitoi me rezultat 2-1[3].
Nderet dhe titujt
RedaktoEkipor
RedaktoSezoni | Ekipi | Titulli |
---|---|---|
1987 | Cobresal | Kampion i Kilit |
1993 | Real Madrid | Kupa e Mbretit |
1993 | Real Madrid | Superkupa e Spanjës |
1995 | Real Madrid | LA Liga |
1998 | Internazionale | UEFA Cup |
2002 | Club America | Kampion i Meksikës |
Personale
Redakto- Trofeu EFE: 1993, 1995
- Pichichi Trophy (golashënuesi më i mirë): 1995
Statistika
RedaktoPerformancat në klub | Liga | Kupa | Kontinentale | Gjithësej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Kili | Liga | Copa Chile | Amerikë Jugore | Gjithësej | ||||||
1985 | Cobresal | Kapionati kilian | 2 | 0 | ||||||
1986 | 3 | 1 | ||||||||
1986 | Cobreandino | Liga e dytë e Kilit | 29 | 27 | ||||||
1987 | Cobresal | Kampionati kilian | 29 | 8 | 14 | 13 | ||||
1988 | 14 | 14 | ||||||||
Zvicër | Liga | Schweizer Cup | Evropë | Gjithësej | ||||||
1988-89 | St. Gallen | Superliga | 17 | 10 | 1 | 0 | ||||
1989-90 | 33 | 23 | 4 | 3 | ||||||
1990-91 | 6 | 1 | ||||||||
Spanjë | Liga | Copa del Rey | Evropë | Gjithësej | ||||||
1990-91 | Sevilla | La Liga | 29 | 9 | 2 | 1 | ||||
1991-92 | 30 | 12 | 2 | 1 | ||||||
1992-93 | Real Madrid | La Liga | 34 | 26 | 4 | 6 | 7 | 5 | ||
1993-94 | 36 | 11 | 6 | 4 | 4 | 2 | ||||
1994-95 | 38 | 28 | 3 | 0 | 5 | 3 | ||||
1995-96 | 29 | 12 | 2 | 0 | 5 | 4 | ||||
Itali | Liga | Coppa Italia | Evropë | Gjithësej | ||||||
1996-97 | Internazionale Milano | Serie A | 31 | 7 | 6 | 4 | 10 | 2 | ||
1997-98 | 13 | 2 | 2 | 0 | 10 | 3 | ||||
1998-99 | 25 | 9 | 3 | 2 | ||||||
1999-00 | 30 | 7 | 5 | 1 | 4 | 0 | ||||
2000-01 | 2 | 1 | 2 | 0 | ||||||
Meksikë | Liga | Kupa | Amerikë Veriore | Gjithësej | ||||||
2000-01 | América | Primera División | 17 | 11 | ||||||
2001-02 | 35 | 18 | 4 | 0 | ||||||
2002-03 | 11 | 4 | ||||||||
Kili | Liga | Copa Chile | Amerikë Jugore | Gjithësej | ||||||
2003 | Colo-Colo | Primera División | 14 | 8 | ||||||
Gjithësej | Kili | 74 | 43 | 31 | 28 | |||||
Zvicër | 56 | 34 | 5 | 3 | ||||||
Spanjë | 196 | 98 | 19 | 12 | 21 | 14 | ||||
Itali | 101 | 25 | 18 | 7 | 24 | 5 | ||||
Meksikë | 63 | 33 | 4 | 0 | ||||||
Gjithësej karriera | 490 | 233 | 73 | 50 | 49 | 19 | 612 | 302 |
Trivia
Redakto- Zamorano e ka pasur nofkën Bam Bam, dhe Iván el Terrible(Ivani i frikshëm).
- Në Inter, Zamorano e ka veshur fanellën me numër 9, derisa një marrëveshje me sponzorin Nike, ia dha këtë numër Ronaldos. Kur u bë kjo marrëveshje, Zamoranos iu dha fanella me numër 18, duke e vendosur një plus midis numrave(1+8=9).
- Gjatë Kampionatit botëror 1998, këngëtarja Madona, e quajti Zamoranon seks simbol i kampionatit.
Jeta aktuale
RedaktoËshtë i martuar me modelen argjentinase María Alberó. Fëmija i parë, vajza e vogël Mia Pascale u lind më 28 janar 2006.
Aktualisht Zamorano është duke punuar si ndihmës-trejner i kombëtares kiliane U-18. Mendohet se në të ardhmen do të mund të drejtojë kombëtaren kiliane. Ai është edhe si gjurmues i lojtarëve të rinjë për ekipin e Interit.
Referimet
Redakto- ^ Web page dedicated to Iván Zamorano Arkivuar 25 tetor 2006 tek Wayback Machine - www.tvn.cl - TVN Deportes, Kili.
- ^ Fituesit e trofeut EFE Arkivuar 29 korrik 2012 tek Archive.today - efe.com
- ^ Videoja Kili-Francë
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqja që i dedikohet Ivan Zamoranos - informata biografike, statistika, galeri.
- Statistikat e Zamoranos në ekipin e Interit Arkivuar 22 korrik 2011 tek Wayback Machine - www.inter.it - Faqja zyrtare e F.C. Internazionale Milano
- Iván Luis Zamorano - Detajet për ndeshjet ndërkombëtare