Kombëtarja gjermane e futbollit
Kombëtarja gjermane e futbollit (Gjermanisht: Die deutsche Fußballnationalmannschaft) është kombëtarja e burrave që përfaqson Gjermaninë në kompedicionet ndërkombëtare që nga viti 1908.[2] Organi qeveritar i saj, Federata Gjermane e Futbollit (Deutscher Fußball-Bund), u themelua në vitin 1900.[8][9] Që nga ajo kohë DFB-ja u riinaugurua në vitin 1949 dhe përfaqsonte Federatën Republikane të Gjermanisë. Nën drejtimin e aleancës pushtim dhe ndarje, dy kombëtaret e tjera të ndarje ishin gjithashtu të njohura nga FIFA: kombëtarja saarlandase përfaqsonte Saarlandën (1950–1956) dhe kombëtarja gjermano-lindore përfaqsonte Republikën Demokratike Gjermane. Të dy janë absonuar me rekordet e tyre[10][11] nga kombëtarja aktuale e futbollit. Emri zyrtar dhe kodi "Gjermani FR (FRG)" u shkurtua duke u bërë "Gjermani (GER)" pas ribashkimit në vitin 1990.
Shoqata | Deutscher Fußball-Bund (DFB) | ||
---|---|---|---|
Konfederata | UEFA (Evropë) | ||
Trajneri | Joachim Löw | ||
Kapiteni | Manuel Neuer | ||
Më shumë ndeshje | Lothar Matthäus (150) | ||
Më shumë gola | Miroslav Klose 71 | ||
Kodi I FIFAs | GER | ||
| |||
Rënditja e FIFAs | |||
Aktual | 11 2 (14 qershor 2019) | ||
Më i lartë | 1[1] (dhjetor 1992 – gusht 1993, dhjetor 1993 – mars 1994, qershor 1994, korrik 2014 – qershor 2015, korrik 2017, shtator 2017 – qershor 2018) | ||
Më i ulët | 22[1] (March 2006) | ||
E para ndërkombëtare | |||
Zvicra 5–3 Gjermania (Basel, Zvicër; 5 prill 1908)[2] | |||
Fitorja më e madhe | |||
Gjermania 16–0 Perandoria Ruse (Stokholm, Suedi; 1 korrik 1912)[3] | |||
Humbja më e madhe | |||
Anglia Amatorët 9–0 Gjermania (Oxford, Angli; 13 mars 1909)[4][5] | |||
Kupa e Botës | |||
Paraqitjet | 19 (E para 1934) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (1954, 1974, 1990, 2014) | ||
Kampionati Evropian | |||
Paraqitjet | 12 (E para në 1972) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (1972, 1980, 1996) | ||
FIFA Kupa e Konfederatave | |||
Paraqitjet | 3 (E para në 1999) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (2017) |
Gjermania është një nga skuadrat më të suksesshme në kompedicionet ndërkombëtare, duke fituar gjithsej katër Kupa Bote (1954, 1974, 1990, 2014) dhe tre Kampionate Europiane (1972, 1980, 1996).[8] Ata gjithashtu kanë qënë tre herë finalist në Kampionatin Europian, katër herë në Kupën e Botës, dhe gjithashtu kanë fituar edhe katër vende të tjera të treta.[8] Gjermania Lindore fitoi medaljen e artë Olimpike në vitin 1976.[12] Gjermania është i vetmi vend që ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren e burrave dhe të grave. Në fund të Kupës së Botës 2014, Gjermania mori renditjen më të madhe të Elo-s nga çdo kombëtare tjetër në histori me plot 2200 pikë.[13] Gjermania është gjithashtu kombëtarja e vetme europiane që e ka fituar Kupën e Botës në Amerikën e Jugut. Trajneri aktual i kombëtares është Joachim Löw.
Historia
Redakto- Artikulli kryesor: Historia e Kombëtares gjermane të futbollit
1899–1942: Vitet e hershme
RedaktoNga viti 1899 e deri në vitin 1901, periudhë në të cilën kombëtarja gjermane nuk ekzistone ende, u mbajtën pesë ndeshje miqësore jozyrtare ndërmjet skuadrava të përzgjedhura të Gjermanisë dhe Anglisë, ku të gjitha ndeshjet u mbyllën me disfata të rënda për gjermanët. Tetë vite pas themelimit të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Gjermania luajti ndeshjen e saj të parë zyrtare më 5 prill 1908[14] kundër Zvicrës në Bazel, që u mbyll me fitoren e zviceranëve 5–3.[2] Rastësisht, ndeshja e parë pas Luftës së Parë Botërore, ndeshja e parë pas Luftës së Dytë Botërore kur Gjermania ishte e përjashtuar nga shumica e aktiviteteve ndërkombëtare, dhe ndeshja e parë pas bashkimit me Gjermaninë Lindore në vitin 1990, u luajtën kundër Zvicrës gjithashtu. Madje edhe trofeu i parë i Gjermanisë u fitua në Zvicër.
Në atë kohë lojtarët zgjidheshin nga DFB-ja, me trajnerin që nuk kishte të drejtë zgjedhejeje. Trajneri i parë i kombëtares gjermane ishte Otto Nerz, një mësues shkolle nga Mannheim, i cili shërbeu në këtë rol nga 1926 te 1936.[15] Federata Gjermane nuk mund ta përballonte fluturimin për në Uruguaji për Kupën e parë të Botës në vitin 1930, për shkak të mërzitjes së madhe, por e mbylli edicionin e vitit 1934 në vendin e tretë në paraqitjen e parë të kombëtares në këtë kompedicion. Pas një shfaqjeje të dobët në Lojërat Olimpike 1936 në Berlin, Sepp Herberger u bë trajneri i ri i kombëtares. Në vitin 1937 ai krijoi një skuadër që më vonë mori pseudonimin "Breslau Elf" (Njëmbëdhjetshja Breslau) për shkak të fitores 8–0 kundër Danimarkës në qytetin gjerman Breslau, Lower Silesia (tani Wrocław e Polonisë).[16][17]
Pasi Austria u bë pjesë e Gjermanisë pas Anschluss (bashkimit) të marsit 1938, kombëtarja e atij vendi – një nga kombëtaret më të mira Europiane për shkak të profesionalizmit – u shpërbë pavarësisht se e kishte siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 1938. Siç u kërkua nga politikanët nazistë, pesë ose gjashtë ish lojtarë austriak, nga klubet Rapid Vienna, Austria Vienna, First Vienna FC, u urdhëruar për t'ju bashkuar kombëtares gjermane për shkak të një shfaqeje të orkestuar për të treguar bashkimin. Në Kupën e Botës 1938 që filloi më 4 qershor, kjo kombëtare "e bashkuar" nuk shkoi më shumë se një barazim 1–1 kundër Zvicrës, duke humbur ndeshjen e dytë me rezultatin 4–2 në Paris të Francës. Ky eleminim që në fillim është paraqitja më negative në historinë e Gjermanisë në një Kupë Bote (duke hequr edicionet 1930 dhe 1950 ku Gjermania nuk mori pjesë).
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur kombëtarja ishte e pezulluar, skuadra luajti rreth 30 ndeshje ndërkombëtare nga shtatori 1939 e deri në nëntor 1942, pasi shumica e lojtarëve u detyruan t'i bashkoheshin ushtrisë. Shumë lojtarë të tjerë u mblodhën në drejtimin e trajnerit Herberger si Rote Jäger nëpërmjet përpjekjeve të një oficeri simpatik të forcave ajrore duke u përpjekur për të mbrojtur futbollistët nga shërbimi më i rrezikshme i kohës së luftës.
1945–1990: Tre skuadra gjermane
RedaktoPas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte përjashtuar nga kompedicionet e sporteve deri rreth vitit 1950. DFB-ja nuk ishte një anëtare e plotë e FIFA-s, dhe asnjë nga tre shtetet gjermane Gjermania Perëndimore, Gjermania Lindore dhe Saarlanda – nuk u bashkuan në kualifikueset e Kupës së Botës 1950.
Republika Federale e Gjermanisë, e cila i referohej Gjermanisë Perëndimore, vazhdoi DFB-në. Me njohjen nga FIFA dhe UEFA, DFB-ja u ruajt dhe vazhdoi rekordin e saj të pasluftës. Zvicra ishte sërisht skuadra e parë që luajti kundër Gjermanisë Perëndimore në vitin 1950.[18] Gjermania Perëndimore u kualifikua për në Kupën e Botës 1954.
Saarlanda, e cila ishte nën kontrollin francez nga viti 1947 e deri në vitin 1956, nuk u bashkua me organizatat franceze, dhe u ndalua të merrte pjesë në ato gjermane. Saarlanda dërgoi skuadrën e vetë në Lojërat Olimpike 1952 dhe kualifikueset e Kupës së Botës 1954. Në vitin 1957, Saarlanda u pranua në Republikën Federale të Gjermanisë.
Në vitin 1949, u themelua Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore). Në vitin 1952, Deutscher Fußball-Verband der DDR u themelua dhe poashtu edhe kombëtarja gjermano-lindore. Ajo ishte kombëtarja e vetme që mposhti fituesit e Kupës së Botës 1974 Gjermaninë Perëndimore në përballjen e vetme midis dy skuadrave. Gjermania Lindore fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 1976. Pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, kompedicionet lindore të futbollit u riintegruan te DFB-ja.
1952–1954: Fitorja në Kupën e Botës
Redakto- Artikulli kryesor: Finalja e Kupës së Botës 1954
Gjermania Perëndimore, me kapiten Fritz Walter, takoi në Kupën e Botës 1954 Turqinë, Jugosllavinë dhe Austrinë. Gjatë kohë që po luanin me favoritët e Hungarisë, Gjermania humbi 3–8. Gjermania Perëndimore u përball sërisht me skuadrën e artë të Hungarisë në finale. Hungaria ishte e pamposhtur për 32 ndeshje rresht. Në një mërzitje të madhe, Gjermania Perëndimore fitoi 3–2, me Helmut Rahnin që shënoi golin e fitores.[19] Suksesi u quajt "Mrekullia e Bernit" (Das Wunder von Bern).[20]
1958–1970: Humbjet e paharrueshme
RedaktoPasi përfundoi në vendin e katërt në Kupën e Botës 1958 dhe pasi arriti vetëm çerek-finalet në Kupën e Botës 1962, DFB-ja bëri ndryshime. Profesionalizmi u përfshi, dhe klubet më të mira nga Regionalligat e ndryshme u përfshinë në Bundesligën e re. Në vitin 1964, Helmut Schön u bë trajneri i ri i kombëtares, duke zëvëndësuar Herbergerin i cili kishte 28 vite në shërbim.
Në Kupën e Botës 1966, Gjermania Perëndimore arriti në finale pasi mposhti Bashkimin Sovjetik në gjysmë-finale, duke gjetur vendin organizator Anglinë. Në kohën shtesë të ndeshjes, Geoff Hurst shënoi një nga golat më të diskutueshëm në historinë e Kupës së Botës; gjygjtari anësor sinjalizoi se topi e kishte kaluar vijën fatale duke e quajtur gol, pasi në fillim topi kishte goditur shtyllën, me përsëritjet që treguan që topi nuk e kishte kaluar tërësisht vijën fatale. Hurst më pas shënoi edhe një gol tjetër duke i dhënë Anglisë fitoren 4–2.[21][22]
Gjermania Perëndimore eleminoi Anglinë 3–2 në çerek-finalet e Kupën e Botës 1970, përpara se të pësonte një humbje 4–3 në kohën shtesë të gjysmë-finales kundër Italisë. Kjo ndeshje me pesë gola në kohën shtesë është ndeshja më dramatike në historinë e Kupës së Botës, duke u quajtur edhe Ndeshja e Shekullit në Itali dhe Gjermani.[23][24] Gjermania fitoi vendin e tretë duke mposhtur Uruguajin 1–0. Gerd Müller e mbylli turnamentin si golashënuesi më i mirë i saj me 10 gola.
1971–1974: Titulli i Kupës së Botës në shtëpi
Redakto- Artikulli kryesor: 1974 FIFA Kupa e Botës
Në vitin 1971, Franz Beckenbauer u bë kapiteni i ri i kombëtares, duke udhëhequr Gjermaninë Perëndimore në triumfin në Kampionatin Europian të Euro 1972, duke mposhtur Bashkimin Sovjetik 3–0 në finale.[25][26]
Si vendi organizator i Kupës së Botës 1974, ata fituan Kupën e tyre të dytë të Botës, duke mposhtur Hollandën 2–1 në finalen e Mynihut.[27] Dy ndeshje në Kupën e Botës 1974 nuk u luajtë nga Gjermania Perëndimore. Grupi i parë pa një ndryshim politik me Gjermaninë Perëndimore që luajti një ndeshje kundër Gjermanisë Lindore. Gjermano-lindorët fituan 1–0.[28] Gjermania Perëndimore avancoi në finale kundër Hollandës së udhëhequr nga Johan Cruijff dhe stilit të tyre "Total Football". Hollandezët morën avantazhin falë një penalltie. Megjithatë, Gjermania Perëndimore barazoi rezultatin me një penallti nga Paul Breitner, dhe e fitoi atë falë golit të Gerd Müllerit.[29][30]
1975–1983: Rënja
Redakto1984–1990: Suksesi me Beckenbauer si trajner
Redakto1990–1998: Vitet e Berti Vogts
Redakto2000–2006: Epoka e Oliver Kahn dhe Michael Ballack
Redakto2006–vazhdon: Epoka e Joachim Löw
RedaktoGjermania hyri në fushatën kualifikuese të Euro 2008 me Joachim Löw si trajner të parë pas dorëheqjes së Klinsmann.[31] Në finalet e turnamentit, Gjermania fitoi dy nga tre ndeshjet në fazën e grupeve, duke u kualifikuar për në fazën me eliminim direkt.[32] Ata më pas mposhtën Portugalinë 3–2 në çerek-finale,[33] Turqinë me të njëjtin rezultat në gjysëm-finale para se të humbisnin finalen 1–0 nga Spanja.[34][35]
Shënime
Redakto- ^ Në Gjermani, ekipi njihet zakonisht si Die Nationalmannschaft (ekipi kombëtar), DFB-Elf (DFB njëmbëdhjet), DFB-Auswahl (DFB përzgjedhja) ose Nationalelf (Njëmbëdhjetsha kombëtare). Në mediat e huaja ata përshkruhen shpesh herë si ekipi me i mireDie Best Mannschaft (Ekipi).[6] As of June 2015, this was acknowledged by the DFB as official branding of the team.[7]
Referime
Redakto- ^ a b "Germany: FIFA/Coca-Cola World Ranking" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2018. Marrë më 12 shtator 2013.
- ^ a b c "All matches of The National Team in 1908" [Të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar në vitin 1908] (në anglisht). DFB. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 1 gusht 2008.
- ^ "All matches of The National Team in 1912" [Të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar në vitin 1912] (në anglisht). DFB. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2012. Marrë më 1 gusht 2008.
- ^ "All matches of The National Team in 1909" [Të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar në vitin 1909] (në anglisht). DFB. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2009. Marrë më 1 gusht 2008.
- ^ Kjo ndeshje nuk rezulton të jetë e plotë nga Federata Angleze e Futbollit, duke mos e përfshirë në statistikat e ekipit të Anglisë
- ^ "The "Mannschaft" :: National Teams :: DFB – Deutscher Fußball-Bund e.V." www.dfb.de. Marrë më 12 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "DFB unveil new "Die Mannschaft" branding". DFB. Marrë më 8 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Germany". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2018. Marrë më 14 janar 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Germany's strength in numbers". UEFA. Marrë më 14 janar 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Statistics – Most-capped players". DFB. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2011. Marrë më 11 tetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Statistics – Top scorers". DFB. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2011. Marrë më 11 tetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Olympic Football Tournament Montreal 1976". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2012. Marrë më 28 dhjetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Silver, Nate (13 korrik 2014). "Germany May Be the Best National Soccer Team Ever". FiveThirtyEight. Marrë më 15 korrik 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Në vitet e hershme skuadra thirrej "die 11 besten Spieler von Deutschland" ose thjesht "die Bundesauswahl" (XI e federatës). Pseudonimet si "Skuadra kombëtare" ose "XI Kombëtare" nuk u paraqitën deri pas Luftës së Parë Botërore
- ^ "Professor Otto Nerz". DFB. Marrë më 13 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Muras, Udo (16 maj 2007). "Nur Hitler konnte sie stoppen". Welt.de. Marrë më 7 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "All matches of The National Team in 1937". DFB. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2009. Marrë më 1 janar 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "(West) Germany – International Results". Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 1 janar 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nick Amies (1 prill 2010). "World Cup Final, 1954: Hungary vs. West Germany". The Making of a World Cup Legend. Marrë më 30 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Miracle of Bern". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2013. Marrë më 8 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nick Amies (1 prill 2010). "World Cup Final, 1966: England vs. West Germany". The Making of a World Cup Legend. Marrë më 30 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "England's claim to the firmament". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2012. Marrë më 8 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nick Amies (1 prill 2010). "World Cup Semi-Final, 1970: Italy vs. West Germany". The Making of a World Cup Legend. Marrë më 30 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "A test of endurance and will". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2012. Marrë më 8 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Müller the menace in German masterclass". UEFA. 3 tetor 2003. Marrë më 2 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "West Germany make their mark". UEFA. Marrë më 2 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "1974 FIFA World Cup Germany – Dutch take plaudits but Germany take the prize". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 7 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "East edge battle of brothers". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2012. Marrë më 8 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nick Amies (1 prill 2010). "World Cup Final, 1974: West Germany vs. The Netherlands". The Making of a World Cup Legend. Marrë më 30 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Oranje crushed in Munich". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2011. Marrë më 8 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Klinsmann quits as Germany coach" [Klinsmann dorëhiqet si trajner i Gjermanisë] (në anglisht). BBC Sport. 12 korrik 2006. Marrë më 14 shkurt 2012.
- ^ Chowdhury, Saj (16 qershor 2008). "Austria 0–1 Germany & Poland 0–1 Croatia" [Austri 0–1 Gjermania & Poloni 0–1 Kroaci] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 shkurt 2012.
- ^ McKenzie, Andrew (19 qershor 2008). "Portugal 2–3 Germany" [Portugali 2–3 Gjermani] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 shkurt 2012.
- ^ McNulty, Phil (25 qershor 2008). "Germany 3–2 Turkey" [Gjermani 3–2 Turqi] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 shkurt 2012.
- ^ McNulty, Phil (29 qershor 2008). "Germany 0–1 Spain" [Gjermani 0–1 Spanjë] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 shkurt 2012.
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqja e Kombëtares gjermane të futbollit te DFB-ja
- team.dfb.de
- Statistikat e skuadrës gjermane te DFB Arkivuar 4 korrik 2013 tek Wayback Machine
- Uebsajti i FIFA0-s: Fitoret e Gjermanisë në Kupën e Botës (1954, 1974, 1990, 2014) Finaliste (1966, 1982, 1986, 2002) Vendi i tretë (1934, 1970, 2006, 2010) I katërti (1958) Arkivuar 6 nëntor 2018 tek Wayback Machine
- Schwarz und Weiß: Një uebsajt për Kombëtaren gjermane në Anglisht
- Arkiva e RSSSF për rezultatet e Gjermanisht
- Raportet për të gjitha ndeshjet zyrtare
- Arkiva e RSSSF lojtarët me më shumë ndeshje dhe gola