Deti Baltik
Deti Baltik ndryshe quhet edhe Deti Lindor dhe Deti Perëndimor, gjendet në Evropën veriore dhe lidhet me Detin e Veriut me anë të ngushticave detare : Sund, Beltin e Madh dhe Beltin e Vogël, Skagerak, Kategat dhe Kanalin e Kilskit.
Deti Baltik lag brigjet e Gadishullit Skandinav, Finlandës, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Kaliningradit, Polonisë, Gjermanisë, dhe Danimarkës. Është det i cekët, me thellësi mesatare prej 55 m dhe thellesi maksimale 459 m. Është një nga detrat me shkallë më të ulët të kripshmërisë në botë për shkak të sipërfaqës së tij të madhe (422.300 km²) dhe jo mirë i lidhur me Detin Verior, gjë që vështirëson shkëmbimin e ujit, si pasojë e prurjeve të mëdha të lumenjve të shumtë që derdhen në të, dhe si pasojë e avullimit të pakët që ndodh sidomos në stinën e dimrit. Gjiret detarë më të mëdhenj të Baltikut janë: Gjiri Botnia, Gjiri i Finlandës, dhe Gjiri i Rigës.
Etimologjia
RedaktoKa shumë teori mbi prejardhjen e emrit 'Baltik'. Emri mund të vijë nga fjala gjermane belt, ose fjala daneze bælte, fjalë që përdoret për ngushticat daneze të detit Baltik. Megjithatë ka teori që emri i Baltikut vjen nga ngjyra e ujit dhe ngjyrat e gjendura në lagunat dhe moçalet përreth Baltikut, të cilat janë dhe shpjegimi në shumë gjuhë indoevropiane. Gjuha shqipe duke u konsideruar si gjuha indoevropiane më e vjetër ende gjallë, emrin e Baltikut e shpjegon me rrënjën baltë. Duke qenë se ujërat e Baltikut ishin kryesisht të turbullt dhe në brigjet e tij kishte shumë këneta e moçale, fjalët shqipe baltë, baltak (kënetë, moçal), dhe baltovinë duket sikur janë pretendente të mundshme për shpjegimin e emrit të Detit Baltik.
Fauna
RedaktoFauna e Detit Baltik ka prejardhjen nga ujrat e ëmbla dhe ato të kripura, si dhe ka në përmbajtjen e saj lloje relike të periudhës akullnajore. Fauna e Baltikut është e varfër po të krahasohet me Oqeanin Atlantik apo Detin Mesdhe. Kjo vjen si pasojë e kripshmërisë së ulët të Detit Baltik, i cili kategorizohet si det i njelmët pasi në pjesën më të madhe të tij kripshmëria është vetëm 1/3 e asaj të oqeanit. Kjo sjell një numër të ulët gjallesash, pasi pak lloje janë të përshatura të jetojnë në ujra të njelmëta, pasi shumica e llojeve kanë evoluar në ujra të kripura ose të ëmbla. Deti Baltik është ndoshta i vetmi det ku gjen peshq tërësisht detarë që jetojnë me peshq të ujrave të ëmbla, si p.sh. mlyshi dhe luçiperka. Butakët janë të paktë gjithashtu, të përfaqësuar vetëm nga 4 lloje midhjesh dhe 2 kërmijsh ujorë. Gjitarët që jetojnë në Detin Baltik janë foka dhe delfini i llojit më të vogël të delfinëve.
Lidhje të jashtme
Redakto- Baltic Sea clickable map and details.
- Protect the Baltic Sea while its still not too late.
- The Baltic Sea Portal - a site maintained by the Finnish Institute of Marine Research (FIMR) (in English, Finnish, Swedish and Estonian)
- Encyclopedia of Baltic History Arkivuar 17 mars 2005 tek Wayback Machine
- Old shipwrecks in the Baltic
- How the Baltic Sea was changing - Prehistory of the Baltic from the Polish Geological Institute
- Late Weichselian and Holocene shore displacement history of the Baltic Sea in Finland - more prehistory of the Baltic from the Department of Geography of the University of Helsinki
- Baltic Environmental Atlas: Interactive map of the Baltic Sea region
- Can a New Cleanup Plan Save the Sea? - spiegel.de
- List of all ferry lines in the Baltic Sea
- The Helsinki Commission (HELCOM) HELCOM is the governing body of the "Convention on the Protection of the Marine Environment of the Baltic Sea Area"
- Baltice.org Arkivuar 20 gusht 2008 tek Wayback Machine - information related to winter navigation in the Baltic Sea.
- Baltic Sea Wind - Marine weather forecasts
- Ostseeflug - A short film (55'), showing the coastline and the major German cities at the Baltic sea.
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Deti Baltik. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- ^ "Coalition Clean Baltic". Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2013. Marrë më 5 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Oceanographic data