Datimi i radiokarbonit është një metodë radiometrike e datimit duke përdorur izotopin radioaktiv karbon-14. Përdoret gjerësisht si një metodë për përcaktimin e moshës së objekteve të caktuara arkeologjike të një origjine biologjike deri në rreth 50,000 vjet të vjetra.[1]

Baza teorike

Redakto

Datimi me karbon-14 bazohet në faktin se kur një bimë apo kafshë vdes, ata pushojnë funksionin metabolik të marrjes së karbonit, pra nuk ka rimbushje të karbonit radioaktiv, por vetëm prishje. Kështu, në vend që vlera e karbonit të qëndrojë në një përpjestim të qëndrueshëm brenda materialit ose organizmit, si në mjedis, ai fillon të ulet, duke u prishur me emetimin e grimcave beta.

Procesi fillon me analizën e karbonit-14 të mbetur në një mostër. Matja e përqendrimit aktual të atomeve C-14 është një tregues i moshës së mostrës, që prej momentit të vdekjes, ose e thënë ndryshe, që në çastin kur marrja e dioksidit të karbonit përmes ushqimit, fotosintezës dhe frymëmarrjes ndalet.

Megjithatë, kjo metodë ka disa kufizime. Mostrat mund të ndoten nga dheu që rrethon disa kocka ose nga materiale të tjera që përmbajnë karbon. Materialet inorganike nuk mund të datohen përmes analizës së radiokarbonit, dhe kjo metodë mund të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë.[2]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Datimi i radiokarbonit". Polarpedia. Marrë më 2024-12-13.
  2. ^ eurolab. "Metoda e datimit me karbon-14 radiokarbon në analizën arkeologjike". www.eurolab.net. Marrë më 2024-12-13.