Anthony Giddens (8 janar 1938) është një sociolog britanik.

Anthony Giddens
Anthony Giddens ne 2004
U lind në (1938-01-08) 8 janar 1938 (86 vjeç)
KombësiaAnglez
Njohur përTeoria e strukturimit
Rruga e trete
Risk society
Karriera shkencore
FushatSociologjia
InstitucionetUniversity of Leicester
University of Cambridge
London School of Economics

Veprat

Redakto

Është ndër sociologët më të spikatur modern, ka shkruar të paktën 34 libra të publikuar në më shumë se 29 gjuhë të huaja. Në vitin 2007, u radhit i pesti ndër autorët më të përmendur në shkencat humane. Vepra e tij e parë, Kapitalizmi dhe Teoria Sociale Moderne (Capitalism and Modern Social Theory), është rishtypur dhe vazhdon të rishtypet edhe pas më shumë se katër dekadash nga botimi i saj më 1971. Libri i tij “Sociologjia” është libri bazë i lëndës së Sociologjisë në shumë fakultete shqiptare, duke e bërë një vepër të kudogjendur nëpër bibliotekat studentore. Në 2007, Giddens u rendit si autori i pestë më i referuar në shkencat humane.

Ai ka qenë gjithashtu këshillues i ish-kryeministrit britanik Tony Blair; ishte e Giddens qasja politike e “rrugës së tretë” që u bë ideja udhëheqëse politike e Tony Blair. Profesor i sociologjisë në një sërë universitetesh nga më të njohurat në Britaninë e Madhe (përfshirë edhe Cambridge University), në Kanada (Simon Fraser University) dhe në Shtetet e Bashkuara (University of Californica, Los Angeles), Giddens ka qenë Drejtor i London School of Economics and Political Science nga viti 1997 deri më 2003.

Ai është gjithashtu anëtar i Dhomës së Lordëve, ku përfaqëson Partinë Laburiste.

Burimet

Redakto

<http://www.timeshighereducation.co.uk/405956.article