Anglia (anglisht: England, /ˈɪŋɡlənd/) është vendi më i madh dhe më i populluar i Mbretërisë së Bashkuar.[5][6] Ajo ndan kufijtë tokësorë me Uellsin në perëndim dhe Skocinë në veri. Deti i Irlandës shtrihet në veriperëndim të Anglisë dhe Deti Keltik në jugperëndim. Anglia ndahet nga Evropa kontinentale nga Deti i Veriut në lindje dhe Kanali Anglez në jug. Vendi mbulon pesë të tetat e ishullit të Britanisë së Madhe, i cili shtrihet në Atlantikun e Veriut, dhe përfshin mbi 100 ishuj më të vegjël, si Ishujt e Scilly dhe Ishulli i Wight.

England
Himni: 
Kryesisht "God Save the King"
(Himni lombëtar i Mbretërisë së Bashkuar)
Vendndodhja e Anglisë
Vendndodhja e Anglisë
Vendndodhja e Anglisë   (e gjelbër e errët)

–  në Evropë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Mbretëria e Bashkuar   (e gjelbër)

GjendjaVend
KryeqytetiLondra(njëkohësisht edhe qyteti më i madh)
51°30′N 0°7′W / 51.500°N 0.117°W / 51.500; -0.117
Gjuha kombëtareAnglisht
Gjuhët rajonaleKornisht
Grupet etnike
(2021)[1]
List
Besimi
(2021)[1]
List
NofkaAnglez/e
Qeveria
Lloji i qeverisjesPjesë e një monarkie kushtetuese, qeverisje e drejtpërdrejtë e ushtruar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
• Monarku
Charles III
Themelimi
deri më 12 korrik 927]]
1 maj 1707
Sipërfaqja
• Gjithsej[a]
132,932 km2 (51,325 sq mi)[2]
• Toka[b]
130,310[2]
Popullsia
• Përllogaritje Mid-2022
Neutral increase 57,106,398[3]
• 2021 census
Neutral increase 56,490,048[1]
• Dendësia
438/km2 (1,134.4/sq mi)[3]
Ekonomia
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
£2.162 trillion
• Për kokë banori
£37,852[4]
Të dhëna të tjera
Zona kohoreUTC+0

Zona që tani quhet Angli u banua për herë të parë nga njerëzit modernë gjatë periudhës së Paleolitit të Sipërm, por merr emrin e saj nga Angles, një nga klanet gjermanike që u vendosën aty në shekullin e 5-të dhe 6-të. Anglia u bë një shtet i bashkuar në shekullin e 10-të dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm kulturor dhe juridik në botën e gjerë që nga Epoka e Zbulimeve, e cila filloi gjatë shekullit të 15-të. Është vendlindja e gjuhës angleze dhe Kishës Anglikane si dhe Ligji anglez formon bazat e sistemeve juridike të shumë shteteve; Londra ishte qendra e Perandorisë Britanike dhe vendlindja e Revolucionit industrial.[7] Anglia ishte shteti i parë në botë që u industrializua.[8] Anglia ishte demokracia e parë parlamentare [9] dhe si pasojë shumë novacione kushtetuese, ekzekutive dhe juridike me prejardhje angleze janë adoptuar nga shumë vende në botë.

Kryeqyteti është Londra, e cila ka zonën më të madhe metropolitane në Mbretërinë e Bashkuar. Popullsia e Anglisë prej 56.3 milionë banorësh përbën 84% të popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar,[10] e përqendruar kryesisht rreth Londrës, Juglindjes dhe bashkimeve në Midlands, Veriperëndimores, Verilindores dhe Yorkshire, të cilat secila u zhvillua si kryesore. rajonet industriale gjatë shekullit të 19-të.

Mbretëria e Anglisë – e cila pas vitit 1535 përfshinte Uellsin – pushoi së qeni një shtet sovran më vete më 1 maj 1707, kur Aktet e Bashkimit vunë në fuqi kushtet e rënë dakord në Traktatin e Bashkimit vitin e kaluar, duke rezultuar në një bashkim politik me Mbretërinë e Skocisë për të krijuar Mbretërinë e Britanisë së Madhe.[11] Në vitin 1801, Britania e Madhe u bashkua me Mbretërinë e Irlandës (nëpërmjet një Akti tjetër të Bashkimit) për t'u bërë Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Në vitin 1922 Shteti i Lirë Irlandez u shkëput nga Mbretëria e Bashkuar, duke çuar në riemërtimin e kësaj të fundit në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Anglia e ka marrë emrin nga Angles, klan gjermanik që erdhën në Angli në shekullin e 5-tëë dhe 6-të mendohet se kanë ardhur nga krahina jugperëndimore e Anglisë, Danimarka e sotme dhe një pjesë e Gjermanisë veriore.[12] Etimologjia e mëtejshme e emrit të këtij klani mbetet jo e sigurt, edhe pse një teori e famshme thotë se nuk duhet të kërkohet më larg se vetë fjala angle, që i referohet regjionit Holstein.[13]

Emri i Angles-ve ka pasur forma të ndryshme të shkrimit. Aludim i parë i njohur për këta njerëz është versioni i latinizuar Anglii përmendet nga Taciti në kapitullin e 40-të të librit të tij Germania,[14] i shkruar diku rreth 98 AD. Ai nuk jep indikacione precize të vendndodhjes së tyre gjeografike brenda Gjermanisë, por thotë se, së bashku me gjashtë klane të tjera, ata besuan në një perëndeshë të quajtur Nerthus, faltorja e së cilës gjendej në "një ishull në Oqean".

Historiani i shekullit të VIII-të Bede në librin e tij Historia ecclesiastica gentis Anglorum, i referohet popullit anglez si Angelfolc (në anglisht) ose Angli (latinisht).[15]

Historia

Redakto

Gjatë reformave angleze në shek. XVI, autoriteti i jashtëm i Kishës Katolike Romake në Angli u shemb dhe u zëvendësua me Kishën Anglikane nën Qeverisjen Supreme të mbretit të Anglisë (Henri VIII). Ky reformim dallohet nga të tjerat në Evropë për shkak se shkaqet e tyre ishin në fillim më tepër politike sesa teologjike. Periudha e njohur si Lufta Civile Angleze (1642-1651) pa komplote politike dhe konflikte të armatosura ndërmjet mbështetësve të Parlamentit të Gjatë (Kokërrumbullakët) dhe mbretit Karli I (Rojalistët) në 1642 deri 1645 dhe 1648 deri 1649, e ndjekur nga ajo me mbretin Karli II në 1649 deri 1651. Lufta mbaroi me fitoren e parlamentarëve në betejën e Uorcesterit në 3 shtator 1651. Ajo rezultoi në ekzekutimin e Karlit I, dëbimin e birit të tij Karlit II, zëvendësimin e monarkisë angleze me Komonuelthin Anglez (1649-1653) dhe regjimin personal të Oliver Kromuellit gjatë Protektoratit (1653-1659).

Pas vdekjes së Kromuellit, u tentua një kthim i shkurtër i Komonuelthit i drejtuar nga djali i dobët i Kromuellit para se parlamenti të ftonte Karlin II të kthehej në Angli dhe të rivendoste monarkinë.

Ndonëse shpesh nëpër beteja, Mbretëria Angleze dhe Mbretëria Skoceze janë tërhequr shumë nga njëra-tjetra pas reformave protestante në shek. XVI. Duke ndjekur disa orvatje për bashkimin e mbretërive, një Traktat Bashkimi u arrit në 22 korrik 1706 nga përfaqësues të parlamenteve anglezë dhe skocezë dhe të vëna në punë nga Akti i Bashkimit e cila rezultoi në bashkim politik ndërmjet shteteve me krijimin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe në 1 maj 1707.

Parahistoria

Redakto
 
Stonehenge, një monument i kohës së Bronzit në Wiltshire

Veglat dhe eshtrat e gjetura në Norfolk dhe Suffolk tregojnë se Homo erectusët kanë jetuar në Angli rreth 700,000 vjet më parë.[16] Gjatë kësaj kohe, Anglia ishte e bashkuar me Evropën kontinentale nëpërmjet një ure të madhe tokësore. Vendi ku tani ndodhet Kanali anglez ishte një lumë i madh që rridhte në drejtim të perëndimit. Kjo zonë ishte shumë pak e populluar gjatë Periudhës së akullnajave, si edhe ishujt e tjerë britanikë. Në rikolonizimin që pasoi, pas periudhës së akullnajave, kërkime gjenetike tregojnë se Anglia e sotme ishte zona e fundit e ishujve britanikë që u ripopullua,[17] rreth 13000 vjet më parë.

Pushtimi Romak

Redakto

Britania kishte qenë shënjestra e shumë pushtimeve, të planifikuara, nga forcat e Perandorisë Romake. Jul Cezari i Republikës Romake u përpoq të pushtonte dy herë në 55 p.e.s; edhe pse kryesisht i pasuksesshëm, ai arriti të ngrejë një mbret klient nga Trinovantët. Romakët pushtuan Britaninë në vitin 43 e.r gjatë mbretërimit të perandorit Klaudi, duke pushtuar më pas pjesën më të madhe të Britanisë dhe zona u përfshi në Perandorinë Romake si provincë e Britanisë.[18] Si vendet e tjera në fund të perandorisë, Britania ka pasur lidhje tregtare me romakët dhe ndikimi i tyre ekonomik dhe kulturor ishte pjesë e rëndësishme e kohës së hekurit britanik para-romak, sidomos në jug. Me rënien e Perandorisë Romake 400 vjet më vonë, romakët u larguan nga Anglia. Krishterimi do të ketë arritur në Angli qysh në shekullin I e.r me anë të ushtarëve romakë.

Anglo-Saksonët

Redakto
 
Karficë zbukurimi e gjetur në, Rome.Muzeu Britanik.

Historia e Anglisë Anglo-Saksone mbulon historinë e mesjetës angleze nga përfundimi i Britanisë Romake dhe themelimit të mbretërive Anglo-Saksone në shekullin e V-të deri në pushtimin nga normanët më 1066.[19]

Dituri fragmentare e Anglisë Anglo-Saksone në shekullin e V-të dhe të VI-të vijnë nga shkrimtari britanik Gildas (shekulli i V-të), Kronika Anglo-Saksone (një histori e popullit anglez e filluar në shekullin e IX-të), jetët e shenjtërve, poezi, zbulime arkeologjike dhe studime të emrave të vendeve.

Temat dominante të shekullit të shtatë deri në shekullin e dhjetë ishin ripërhapja e krishterimit dhe bashkimi politik i Anglisë. Krishterimi do të ketë ardhur nga tri anë, nga Roma në jug (kisha katolike) dhe Skocisë e Irlandëss në veri dhe perëndim (kisha kelte).

Rreth vitit 500, Anglia besohet se ishte ndarë në shtatë mbretëri jo të rëndësishme, të njohura si Heptarkia: Northumbria, Mercia, East Anglia, Essex, Kent, Sussex dhe Wessex.

Mbretërit Anglo-Saksone prireshin nga lufta. Aq herët sa në kohën e Ethelbert of Kent, një mbret mund të njihej si Bretwalda ("Lord i Britanikëve"). Ky titull i ra në shekullin e VII-të tek mbretërit e Northumbrias, në shekullin e VII-të tek Mercia dhe në të IX-tin, tek Egbert of Wessex, i cili më 825 i mposhti mercianët në betejën e Elledunit. Në shekullin tjetër familja e tij arriti të sundonte gjithë Anglinë.

Mbretëria Angleze

Redakto

Fillimisht fjala England, ose Englaland (shqip Anglia) ishte term gjeografik që përdorej për të përshkruar pjesën e Britanisë që ishte e okupuar nga Anglo-Saksonët, dhe jo për të caktuar një vend ose shtet të veçantë. Ajo u bë e bashkuar politikisht nga zmadhimi i Mbretërisë Wessex, mbreti i së cilës Athelstan e solli të gjithë Anglinë nën pushtimin e një mbreti për herë të parë në histori më 927, megjithëse bashkimi nuk u bë i përhershëm deri më 954, kur Eadred i Anglisë mposhti Eric Bloodaxe dhe u bë Mbreti i Anglisë.

Më 1016 Anglia u pushtua nga mbreti danez Knut i Madh, i cili e shndërroi atë në qendrën e tij qeverisëse për perandorinë e tij jetë-shkurtër ku bënin pjesë Danimarka dhe Norvegjia. Më 1042 Anglia u bë përsëri mbretëri e veçantë me ardhjen e mbretit Eduard Rrëfimtari, pasardhës i dinastisë vendase angleze.

Mbretëria e Anglisë, ku bënte pjesë edhe Uellsi, vazhdoi të ekzistonte si një komb i pavarur deri tek Aktet e Bashkimit 1707. Sidoqoftë lidhjet politike të Anglisë u ndryshuan përgjithmonë nga Pushtimi Norman më 1066. Disa qindra vite më vonë Anglia filloi të vinte në plan të parë zmadhimin e territorit në Francë për shkak të mbretërve të Anglisë të cilët përdornin trupat e shumtë të saj për të zmadhuar pronat e tyre personale në Francë duke filluar nga Eduardi III.

Në shek. XIII Uellsi u pushtua nga mbretërit anglezë me anë të forcës. Kjo u zyrtarizua në Statutin e Rudlanit në 1284 dhe Uellsi iu bashkua ligjërisht Mbretërisë së Anglisë. Një epidemi me përmasa katastrofike, Vdekja e Zezë, kapi Anglinë për herë të parë në verën e vitit 1348. Vdekja e Zezë mendohet të ketë vrarë rreth 1/3 ose 2/3 e popullsisë evropiane. Vetëm Anglia humbi 70% të popullsisë së saj, e cila kaloi nga 7 milion në 2 milion në 1400.

Periudha e hershme moderne

Redakto

Gjatë reformave angleze në shek. XVI, autoriteti i jashtëm i Kishës Katolike Romake në Angli u shemb dhe u zëvendësua me Kishën Anglikane nën Qeverisjen Supreme të mbretit të Anglisë (Henri VIII). Ky reformim dallohet nga të tjerat në Evropë për shkak se shkaqet e tyre ishin në fillim më tepër politike sesa teologjike.

Periudha e njohur si Lufta Civile Angleze (1642-1651) pa komplote politike dhe konflikte të armatosura ndërmjet mbështetësve të Parlamentit të Gjatë (Kokërrumbullakët) dhe mbretit Karli I (Rojalistët) në 1642 deri 1645 dhe 1648 deri 1649, e ndjekur nga ajo me mbretin Karli II në 1649 deri 1651. Lufta mbaroi me fitoren e parlamentarëve në Betejën e Worcesterit në 3 shtator 1651. Ajo rezultoi në ekzekutimin e Karlit I, dëbimin e birit të tij Karlit II, zëvendësimin e monarkisë angleze me Komonuelthin Anglez (1649-1653) dhe regjimin personal të Oliver Cromwell gjatë Protektoratit (1653-1659).

Pas vdekjes së Cromwell, u tentua një kthim i shkurtër i Komonuelthit i drejtuar nga djali i dobët i Cromwell para se parlamenti të ftonte Karlin II të kthehej në Angli dhe të rivendoste monarkinë.

Ndonëse shpesh nëpër beteja, Mbretëria Angleze dhe Mbretëria Skoceze janë tërhequr shumë nga njëra-tjetra pas reformave protestante në shek. XVI. Duke ndjekur disa orvatje për bashkimin e mbretërive, një Traktat Bashkimi u arrit në 22 korrik 1706 nga përfaqësues të parlamenteve anglezë dhe skocezë dhe të vëna në punë nga Akti i Bashkimit e cila rezultoi në bashkim politik ndërmjet shteteve me krijimin e Mbretërisë së Britanisë së Madhe në 1 maj 1707.

Qeverisja

Redakto

Politika

Redakto
 
Pallati i Westminster, selia e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

Si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, sistemi themelor politik në Angli është një monarki kushtetuese dhe sistem parlamentar. Nuk ka pasur një qeveri të Anglisë që nga viti 1707, kur Aktet e Bashkimit 1707, që vunë në fuqi kushtet e Traktatit të Bashkimit, bashkuan Anglinë dhe Skocinë për të formuar Mbretërinë e Britanisë së Madhe. Para bashkimit Anglia qeverisej nga monarku i saj dhe Parlamenti i Anglisë. Sot Anglia qeveriset drejtpërsëdrejti nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar kanë qeveritë e tyre. Dhoma e Ulët e cila ndodhet në Pallatin e Westminsterit, ka 532 Anëtarë të Parlamentit për zonat zgjedhore në Angli, nga 650 gjithsej.

Sistemi Ligjor

Redakto

Sistemi ligjor Anglez, i zhvilluar gjatë shekujve, është baza e sistemit ligjor zakonor të përdorur në shumicën e vendeve të Komonuelthit dhe Shtetet e Bashkuara (me përjashtim të Luizianës). Edhe pse është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, sistemi ligjor i gjykatave të Anglisë dhe Uellsit vazhdoi, sipas Traktatit të Bashkimit, si një sistem i veçantë juridik nga ai që përdoret në Skoci.

Ndarjet Administrative

Redakto

Nënndarjet e Anglisë përbëhen nga katër nivele. Niveli më i lartë i pushtetit vendor janë nëntë rajonet e Anglisë: Verilindore, Veriperëndimore, Yorkshire dhe Humber, East Midlands, West Midlands, Lindja, Juglindore, Jugperëndimore, dhe Londra. Këto u krijuan në vitin 1994 si zyrat qeveritare, të përdorura nga qeveria britanike për të ofruar një gamë të gjerë të politikave dhe programeve rajonale, por nuk ka organe të zgjedhura në këtë nivel, me përjashtim të Londrës dhe në vitin 2011 zyrat rajonale të Qeverisë u hoqën. Kufijtë e njëjtë mbeten në përdorim për zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian në baza rajonale.

Nën nivelin rajonal, e gjithë Anglia është e ndarë në 48 qarqe ceremoniale. Këto janë përdorur kryesisht si një kuadër referimi gjeografik dhe janë ndryshuar gradualisht që nga mesjeta, dhe disa janë krijuar edhe kohët e fundit si p.sh. në 1974. Secili ka një Lord Lejtnant dhe një Sherif të Lartë. Këto poste janë përdorur për të përfaqësuar monarkinë britanike lokalisht. Pas këtij niveli Anglia është e ndarë edhe në 83 qarqe metropolitane dhe jo-metropolitane. Këto u përgjigjen zonave që përdoren për qëllimet e pushtetit lokal dhe mund të përbëhen nga një distrikt i vetëm ose nga disa të tillë.

Gjeografia

Redakto

Anglia përbën dy të tretat qendrore dhe jugore të ishullit të Britanisë së Madhe, gjithashtu ka edhe ishuj nga të cilët më i madhi është Ishulli i Wight dhe Ishujt e Sicily. Ndan kufi me Skocinë në veri dhe me Uellsin në perëndim. Anglia është më afër se çdo pjesë tjetër e Britanisë kontinentale me kontinentin evropian. Është e ndarë nga Franca vetëm nga 52 km det. Tuneli i Kanalit, bashkon Anglinë me Evropën kontinentale. Kufiri anglo-francez është në mes të këtij tuneli.[20]

Një pjesë e madhe e Anglisë përbëhet nga kodra, por ka më shumë male në veri me një rrip të maleve të ulëta, Penninet, që ndajnë lindjen me perëndimin. Zonat e tjera me male në veri janë: Regjioni i liqeve, North York Moors dhe Peak District. Linja e përafërt që ndan llojet e relievit shpesh përcaktohet nga vija "Tees-Exe line". Në jug të kësaj vije, ka zona më të mëdha të tokës së rrafshët, përfshirë këtu Anglinë lindore dhe Fens, megjithëse zonat e larta përfshijnë Cotswolds, Chilterns', North Downs, South Downs, Dartmoor dhe Exmoor.

Limani më i madh natyror në Angli është Poole, në bregdetin jug-qendror. Disa e quajnë limanin më të madh në botë pas Sydney, Australi.

Anglia ka klimë me mjaft shira gjatë tërë vitit, edhe pse sezonet janë shumë të ndryshueshme në temperaturë. Sidoqoftë, këto temperatura rrallë bien nën −5 °C ose ngrihen mbi 30 °C. Era mbizotëruese fryn nga jugperëndimi, duke sjellë mot të butë dhe të lagët rregullisht nga Oqeani Atlantik në Angli. Është më e thata në lindje dhe më e ngrohta në jug, që është më së afërmi më Evropën kontinentale. Dëbora mund të vijë në dimër dhe në pranverën e hershme, megjithëse nuk është aq e shpeshtë larg vendeve të larta.

Shënime

Redakto
  1. ^ ONS Standard Area Measurement, 'total extent of the realm'
  2. ^ ONS Standard Area Measurement, 'area to mean high water excluding inland water'

Referime

Redakto
  1. ^ a b c UK Census (2021). "2021 Census Area Profile – England Country (E92000001)". Nomis. Office for National Statistics. Retrieved 14 August 2023.
  2. ^ a b "Standard Area Measurements for Administrative Areas (December 2023) in the UK". Open Geography Portal (në anglisht). Office for National Statistics. 31 maj 2024. Marrë më 7 qershor 2024.
  3. ^ a b "Estimates of the population for the UK, England, Wales, Scotland, and Northern Ireland". Office for National Statistics (në anglisht). 26 mars 2024. Marrë më 9 prill 2024.
  4. ^ "Regional gross domestic product: all ITL regions". Office for National Statistics (në anglisht). 24 prill 2024. Marrë më 15 maj 2024.
  5. ^ Zyra për Statistikat Kombëtare (Mbretëria e Bashkuar). "The Countries of the UK" (në anglisht). statistics.gov.uk. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2008. Marrë më 1 shkurt 2009.
  6. ^ "Countries within a country" (në anglisht). number-10.gov.uk. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2008. Marrë më 1 shkurt 2009.
  7. ^ "ace.mmu.ac.uk" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2008. Marrë më 27 prill 2008.
  8. ^ Lecture 17: The Origins of the Industrial Revolution in England
  9. ^ BBC NEWS | Country profile: United Kingdom.
  10. ^ Park, Neil (24 qershor 2020). "Population estimates for UK, England and Wales, Scotland and Northern Ireland". www.ons.gov.uk (në anglisht). Office for National Statistics (United Kingdom).
  11. ^ Acts of Union 1707 parliament.uk.
  12. ^ The American Heritage Dictionary of the English Language, Fourth Edition
  13. ^ OED (etymology) entry for Angle)
  14. ^ Germania Arkivuar 16 shtator 2008 tek Wayback Machine by Tacitus. URL accessed November 18, 2006.
  15. ^ Historia ecclesiastica gentis Anglorum. URL accessed 19 November, 2006.
  16. ^ Bone find may rewrite history, BBC News, June 4, 2002. URL accessed 20 November 2006
  17. ^ Stephen Oppenheimer, The Origins of the British, Constable and Robinson
  18. ^ Burke, Jason (2 dhjetor 2000). "Dig uncovers Boudicca's brutal streak". The Observer (në anglisht). London. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2003. Marrë më 5 shtator 2009.
  19. ^ "BBC – History – Anglo-Saxons" (në anglisht).
  20. ^ "TravelBritain – Kent" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2012. Marrë më 4 maj 2008.