Aaron Ramsey
Aaron James Ramsey (lindur më 26 dhjetor 1990) është një futbollist profesionist uellsian i cili luan si mesfushor për klubin italian Juventus dhe kombëtaren uellsiane. Ai zakonisht luan si mesfushor qëndror, por mund të përshtatet pa problem krahun e majtë dhe të djathtë. Ai e nisi karrierën e tij te Cardiff City, ku fillisht luajti tetë vite me ekipet e të rinjëve para se të bëhej lojtari më i ri i ekipit të parë; gjithsej ai luajti në 28 ndeshje (përfshirë edhe një periudhë si i huazuar), përfshirë edhe në finalen e Kupës FA 2008.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Aaron James Ramsey[1] | ||
Datëlindja | 26 dhjetor 1990 | ||
Vendlindja | Caerphilly, Uells | ||
Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Juventus | ||
Numri | 8 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999–2006 | Cardiff City | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2008 | Cardiff City | 16 | (1) |
2008–2019 | Arsenal | 262 | (40) |
2010–2011 | → Nottingham Forest (huazim) | 5 | (0) |
2011 | → Cardiff City (huazim) | 6 | (1) |
2019– | Juventus | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2005–2008 | Uellsi U17 | 15 | (2) |
2007–2009 | Uellsi U21 | 12 | (2) |
2008– | Uellsi | 58 | (14) |
2012 | Britania e Madhe | 5 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20 korrik 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20 nëntor 2018 |
Ramsey kaloi te Arsenali në vitin 2008 në një marrëveshje 5 milion £, ku ai fitoi menjëherë eksperiencë në skuadrën e parë. Megjithatë, karriera e tij ngeci në mënyrë të konsiderueshme pas një thyerje të këmbës që pësoi në një ndeshje kundër Stoke Cityt në Shkurt 2010. Pasi u huazua dy herë, ai u rikthye i shëndetshëm dhe e ri-vendosi veten e tij si titullar në sezonin 2011–12. Ramsey ishte një lojtar kyç i skuadrës gjatë sezonit 2013–14, duke shënuar 16 gola në të gjitha kompedicionet, përfshirë edhe golin e fitores në finalen e FA Cup.
Karriera me klube
RedaktoSi futbollist filloi në akademin e Cardiff City.Ku luajti për 7 vjet (1999–2006). Si profesionist ka filluar karrierën pikërisht në Cardiff City, aty debutoi në vitin 2006 kur ishte 17 vjet. Karrieren e filloi si sulmues i majtë kurse ishte trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ai i cili e zbuloi Henryn, shpejtësin e tij, kontrollin e topit dhe pasimet.Wenger menjere mer vendim qe Henry te luaje si sulmues. Wenger ia ndërroi pozitën Henryt kur ky nënshkroi për Arsenal FC.
Cardiff City
RedaktoPas imprsionimit në një turne Urdd ai nënshkoi një kontratë me Cardiff City i cili mundi konkurencën e Newcastle United. Pas disa sezonave ai bëri debutimin me ekipin profesional të Cardiff City në ndeshjen e fundit të sezonit 2006/2007 në 2006–07 Championship season që hyri në lojë për të zevendesuar Paul Parry kundër Hull City më 27 Prill 2007. Kështu duke hyrë në histori si lojtari më i ri që ka luajtur për Cardiff City me vetem 16 vjet e 124 ditë. Pas performances mbresëlënëse të Ramsey në fitoren 2-1 në qerek- finale të Kupës FA ndaj Middlesbrough u zbulua se menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka biseduar me trajnerin e Cardiff City, Dave Jones për të pyetur në lidhje me Ramsey, i cili më vonë u bashkua me Arsenal.
Arsenal
RedaktoMë 10 qershor 2008 u konfirmua se pas takimit me zyrtarë nga Arsenal, Everton dhe Manchester United, Ramsey kishte vendosur të bashkohet me Arsenal, të cilet kishin paguar Cardiff City një shumë totale prej 4.800.000 £ për lojtarin. Arsyeja kryesore që ai zgjodhi Arsenalin përpara klubeve tjera që ndiqen nënshkrimi i tij ishte qasja e menaxherit të Arsenalit Arsène Wenger, i cili shkoi në Zvicër për të folur me atë dhe familjen e tij në lidhje me planet e Wenger që ka pasur për të dhe të ardhmen e tij të mundshme me Arsenalin. Wenger e përshkruar Ramsey-in si "një lojtar me një motor fantastike, të ndërtuar mirë, teknikë të mirë dhe vizion të mirë". Ramsey debutoi me Arsenalin në raundin kualifikues te Champions League kundër FC Twente më 13 gusht 2008. Ndërsa në ligë debutoi një muaj më vonë kundër Blackburn Rovers më 13 Shtator 2008. Më 22 Gusht 2009 Ramsey shenoi golin e parë për Arsenalin këtë gol e shenoi kunder Portsmouth ku në portë ishte David James . Më 27 shkurt 2010 në ndeshjen kundër Stoke City në Britannia Stadium në nderhyrje nga mbrojtësi Ryan Shawcross , Ramsey thyen këmbën lëndim që e mban jashtë fushave deri në tetor 2010. Pas këtij lëndimi karriera e tijë si futbollist ngec deri në sezonin 2013/2014 kur Ramsey rilind serisht dhe behet lojtar kyç i Arsenalit në fitoren e 2014 FA Cup Finaldhe 2015 FA Cup Final.
Nottingham Forest (huazim)
RedaktoRamsey u huazua në Nottingham Forest më 25 nëntor 2010 deri më 3 janar 2011. Ramsey bëri debutimin e tij me Forest më 29 nëntor 2010 si zëvendësues kundër Leicester City. Ndeshjen e parë si startues e luajti kundër Derby County ku luajti 60 minuta. Për shkak të kushteve të keqija të motit Ramsey me Forestin i bëri vetem 5 paraqitje. Në Arsenal u kthye më 5 janar 2011 ku ishte në bank kundër Leeds United në ndeshjen në kuader të Fa Cup.
Cardiff (huazim)
RedaktoRamsey serisht u rikthye në Cardiff si huazim për një muajë, ku zhvilloi 6 ndeshje dhe shenoi një golë. Cardiff deshiroi të vazhdojë huazimin e Ramsey por skuadra e Arsenlit refuzoi dhe Ramsey më 25 shkurt u rikthye tek Arsenali.
Juventus
RedaktoMë 11 shkurt 2019, Ramsey firmosi një kontratë katër-vjeçare me Juventusin, e cila u zyrtarizua më 1 korrik 2019.[3]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoMë 31 maj 2016, Ramsey ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Chris Coleman për turnamentin e Euro 2016.[4] Më 11 qershor, në ndeshjen e parë në grupe të Uellsit, ai asistoi golin e fitores të Robson-Kanu në triumfin 2–1 kundër Sllovakisë;[5] kjo ishte fitorja e parë e Uellsit në një turnament madhor pas 58 vitesh.[6] Më 20 qershor, në ndeshjen e fundit të grupit, Ramsey shënoi golin e parë të fitores 3–0 kundër Rusisë, që e pa Uellsin t'a mbyllte grupin në krye; ai gjithashtu asistoi golin e tretë të ndeshjes, që u shënua nga Gareth Bale.[7][8] Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Irlandës së Veriut më 25 qershor, Ramsey sërisht kontriboi në fitimin e lojës në minutën e 75të; ai pasoi te Gareth Bale, i cili krosoi në zonë; krosimi u devijua nga mbrojtësi kundërshtar Gareth McAuley dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë Uellsit fitoren 1–0.[9][10] Në çerek-finale kundër Belgjikës më 1 korrik, Ramsey asistoi dy nga golat e fitores 3–1 që pa ekipin të përparonte në gjysëm-finalen e turnamentit; megjithatë, gjatë ndeshjes ai u ndëshkua me karton të verdhë, kjo për herë të dytë në turnament, duke bërë që ai të humbiste gjysëm-finalen.[11][12] Uellsi u eliminua nga Euro 2016 në ndeshjen e ardhshme nga Portugalia, e cila në fund u shpall kampione, më 6 korrik.[13] Ramsey e mbylli turnamnetin si asistuesi më i mirë me katër asiste sëbashku me belgun Eden Hazard, si dhe u emërua në ekipin më të mirë të turnamentit.[14]
Stili i lojës
RedaktoRamsey zotëron teknik superiore dhe stil të të vrapuarit superiore,[15] dhe njihet veçanërisht për lëvizjet e tij sulmuese pa top dhe atësitë sulmuese si mesfushor, në veçanti për inkursionet drejtë sulmit dhe golat.[16][17][18] Përveç aftësive teknike dhe fuqisë sulmuese, Ramsey është vlerësuar nga mediat edhe për energjinë, këmbënguljen si dhe punën në fushën e lojës.[16][19] Ai është gjithashtu një pasues i saktë, dhe zotëron vizion të mirë, që e lejon atë të lidhet me lojtarët e tjerë dhe të krijojë mundësi shënimi për shokët e skuadrës pasi fiton zotërimin e topit.[20][21] Edhe pse roli i tij i preferuar është në qëndër të fushës, si mesfushor qëndor ose mesfushor sulmues, ai është i aftë të luaj edhe në të dyja krahët si anësor;[20] ai në disa raste ka pasur edhe rolin e mesfushorit të kudondodhur, një pozicion që në gjuhën angleze njihet si "Box-to-box midfielder".[22] Pavarësisht këtyre aftësive, karriera e Ramsey është ndikuar vazhdimisht nga dëmtimet.[23]
Gjatë sezonit 2013–14 të Arsenalit, Ramsey u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip.[24] Ai është përshkruar nga trajneri i ekipit Arsène Wenger si një "mesfushor i kompletuar". Francezi gjithashtu deklaroi: "Unë kam qënë një mesfushor, dhe do të doja të kisha çfarë ai ka. Ai mund të mbrojë, ai mund të sulmojë, ai mund të shënojë gola. Çfarë mund të duash më shumë?"[25] Ramsey u shpërblye për formën e tij të mrekullueshme gjatë sezonit 2013–14 duke u shpallur lojtari i sezonit i Arsenalit.[26]
I njohur për një kohë të gjatë për aftësitë teknike, po në sezonin 2013–14, Ramsey u bë një vrapues i fuqishëm nën zotërimin e topit.[27] Wenger e vuri në dukje këtë gjë, duke thënë: "[Ramsey] po i ikën kundërshtarëve me lehtësi".[15] Ish mesfushori i Arsenalit Ray Parlour ka thënë: "Ramsey mund të bëhet po me aq ndikim sa Steven Gerrard".[28]
Në nëntor 2013, Ramsey u rendit përkrah fildishtasit Yaya Touré të Manchester Cityt si mesfushori qëndror më i mirë i sezonit 2013–14 në Premier Ligë. Ramsey e kishte prekur topin më shumë se çdo lojtar tjetër (1,115 herë) dhe kishte kryer më shumë ndërhyrje.[29] Më 24 dhjetor 2013, Ramsey dhe Touré u raportuan se ishin lojtarët e vetëm në Premier Ligë që kishin kryer më shumë se 1,000 pasime.[30]
Pavarësisht se humbi tre muaj në sezonin 2013–14, Ramsey ishte lojtari me më shumë ndërhyrje i Arsenalit në Premier Ligë.[31] Ai ishte gjithashtu edhe golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit me 16 gola,[32] dhe asistuesi i dytë më i mirë me 8 asista.[33]
Në dhjetor 2015, ish lojtari i Liverpoolit Steven Gerrard e vlerësoi uellsianin si "mesfushori sulmues më i mirë në Premier Ligë".[34]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
Redakto- Redaktuar më 18 prill 2019[35]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa FA | Kupa e Ligës | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Cardiff City | 2006–07 | Championship | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
2007–08 | 15 | 1 | 5 | 1 | 1 | 0 | — | — | 21 | 2 | ||||
Gjithsej | 16 | 1 | 5 | 1 | 1 | 0 | — | — | 22 | 2 | ||||
Arsenal | 2008–09 | Premier League | 9 | 0 | 4 | 0 | 3 | 0 | 6[a] | 1 | — | 22 | 1 | |
2009–10 | 18 | 3 | 2 | 1 | 3 | 0 | 6[a] | 0 | — | 29 | 4 | |||
2010–11 | 7 | 1 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 8 | 1 | |||
2011–12 | 34 | 2 | 3 | 0 | 0 | 0 | 7[a] | 1 | — | 44 | 3 | |||
2012–13 | 36 | 1 | 3 | 0 | 1 | 0 | 7[a] | 1 | — | 47 | 2 | |||
2013–14 | 23 | 10 | 2 | 1 | 1 | 0 | 8[a] | 5 | — | 34 | 16 | |||
2014–15 | 29 | 6 | 4 | 0 | 0 | 0 | 7[a] | 3 | 1[b] | 1 | 41 | 10 | ||
2015–16 | 31 | 5 | 2 | 1 | 1 | 0 | 5[a] | 0 | 1[b] | 0 | 40 | 6 | ||
2016–17 | 23 | 1 | 4 | 3 | 1 | 0 | 4[a] | 0 | — | 32 | 4 | |||
2017–18 | 24 | 7 | 0 | 0 | 2 | 0 | 6[c] | 4 | 0 | 0 | 32 | 11 | ||
2018–19 | 28 | 4 | 2 | 0 | 3 | 0 | 7[c] | 2 | — | 40 | 6 | |||
Gjithsej | 262 | 40 | 27 | 6 | 15 | 0 | 63 | 17 | 2 | 1 | 369 | 64 | ||
Nottingham Forest (huazim) | 2010–11 | Championship | 5 | 0 | — | — | — | — | 5 | 0 | ||||
Cardiff City (huazim) | 2010–11 | Championship | 6 | 1 | — | — | — | — | 6 | 1 | ||||
Gjithsej karriera | 289 | 42 | 32 | 7 | 16 | 0 | 63 | 17 | 2 | 1 | 402 | 67 |
- ^ a b c d e f g h Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b Ndeshje në FA Community Shield
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
Referime
Redakto- ^ "Premier League Clubs submit Squad Lists" (PDF) (në anglisht). The Football Association. 2 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shkurt 2012. Marrë më 12 shkurt 2012.
- ^ "Player Profile: Aaron Ramsey" [Profili i lojtarit: Aaron Ramsey] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2014. Marrë më 22 korrik 2014.
- ^ Artan Drazhi (12 shkurt 2019). "Zyrtare / Ramsey te Juventus, paga e tij është shumë më e ulët nga sa u përfol". Telesport.al. Marrë më 18 korrik 2019.
- ^ Stuart James (31 maj 2016). "Chris Coleman names his Wales squad to get behind Gareth Bale" [Chris Coleman emëron ekipin e tij të Uelsit për të dalë mbrapa Gareth Bales] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 14 janar 2019.
- ^ "Euro 2016: Uellsi mposht Sllovakinë 2-1". Radio Televizioni Shqiptar. 11 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2016. Marrë më 21 shtator 2019.
- ^ Voakes, Kris (11 qershor 2016). "Kanu Believe It? Wales & Bale make history after 58 years of pain" [Kanu e beson? Uellsi & Bale bëjnë histori pas 58 vitesh dhimbje]. Goal.com (në anglisht). Marrë më 11 qershor 2016.
- ^ "Euro 2016, Uellsi 'poshtëron' Rusinë 3-0". BalkanWeb.com. 20 qershor 2016. Marrë më 21 shtator 2019.
- ^ "Uellsi shkatërron Rusinë (Video)". Telegrafi.com. 20 qershor 2016. Marrë më 21 shtator 2019.
- ^ "Uellsi çerekfinalisti i dytë, fiton me autogol ndaj Irlandës së Veriut". Top-Channel.tv. 25 qershor 2016. Marrë më 21 shtator 2019.
- ^ "Uellsi qëndron në europian". Radio Televizioni Shqiptar. 25 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2016. Marrë më 21 shtator 2019.
- ^ "Uellsi përmbysi dhe eliminoi Belgjikën nga Euro 2016 (Video)". Gazeta Express. 1 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2019. Marrë më 21 shtator 2019.
- ^ "Ramsey: Uellsi mundet edhe pa mua në finalen e EURO 2016". Anadolu Agency. 2 korrik 2016. Marrë më 21 shtator 2019.
- ^ "Euro 2016: Portugalia mund Uellsin dhe fluturon në finale". Radio Televizioni Shqiptar. 6 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2016. Marrë më 21 shtator 2019.
- ^ "UEFA EURO 2016 Team of the Tournament revealed" [Zbulohet Ekipi i Turnamentit i UEFA Euro 2016] (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2016. Marrë më 11 korrik 2016.
- ^ a b "Arsenal's Aaron Ramsey vindicates Arsene Wenger's faith in his talent" [Aaron Ramsey i Arsenalit justifikon besimin e Arsene Wenger në talentin e tij] (në anglisht). The Guardian. 27 shtator 2013. Marrë më 18 korrik 2019.
- ^ a b Pitt-Brooke, Jack (28 shtator 2018). "Aaron Ramsey was an unnatural Arsenal fit – now he must find a club for his talents to flourish" [Aaron Ramsey ishte një fitore e panatyrshme e Arsenalit – tani ai duhet të gjejë një klub për talentin e tij të lulëzojë] (në anglisht). The Independent. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ Smith, Chris (10 janar 2019). "How Aaron Ramsey compares to players he could replace at Juventus" [Si krahasohet Aaron Ramsey me lojtarët që ai mund të zëvëndësojë te Juventus] (në anglisht). Squawka.com. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ Pandey, Kaustubh (4 janar 2010). "Will Juventus use Aaron Ramsey as a regular starter?" [A do ta përdori Juventusi Aaron Ramseyn si titullar të rregullt?] (në anglisht). Calciomercato.com. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Euro 2016: Ranking the 20 best players so far - group stages" [Euro 2016: Duke renditur 20 lojtarët më të mirë deri tani - faza e grupeve] (në anglisht). The Telegraph. 23 qershor 2016. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ a b Sharland, Pete (6 qershor 2015). "Arsenal's Aaron Ramsey discusses his favourite position" [Aaron Ramsey i Arsenalit diskuton pozicionin e tij të preferuar] (në anglisht). Squawka.com. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ Robertson, John (17 dhjetor 2015). "Aaron Ramsey is the engine of Arsenal's recent success" [Aaron Ramsey është motorri i suksesit së fundmi të Arsenalit] (në anglisht). FourFourTwo.com. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ Cox, Michael (13 dhjetor 2015). "Arsenal's Aaron Ramsey proves perfection in box-to-box midfielder role" [Aaron Ramsey provon perfeksionin në rolin e mesfushorit të kudondodhur] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Will Arsenal miss Aaron Ramsey?" [A do ti mungojë Aaron Ramsey Arsenalit?] (në anglisht). Sky Sports. 1 nëntor 2018. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ Arindam, Rej (30 shtator 2013). "Dynamic Aaron Ramsey turns on the style to silence critics" [Aaron Ramsey dinamik kthen stilin për të pushuar kritikët]. The Times (në anglisht). Marrë më 19 korrik 2019.
- ^ "Aaron Ramsey" (në anglisht). Professional Footballers' Association. 18 prill 2014. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ Shay, Jon (20 qershor 2014). "Aaron Ramsey – Player of the Season" [Aaron Ramsey – Lojtari i Sezonit] (në anglisht). Arsenal F.C. Marrë më 29 korrik 2014.
- ^ "Welsh star Aaron Ramsey is in the form of his life, insists Arsenal manager Arsene Wenger" [Ylli i Uellsit Aaron Ramsey është në formën e jetës së tij, këmbëngul trajneri i Arsenalit Arsene Wenger]. WalesOnline (në anglisht). Media Wales. 5 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2014.
- ^ "Aaron Ramsey can be 'the next Raghav', says former Arsenal midfielder Ray Parlour" [Aaron Ramsey mund të bëhet 'Raghav', thotë ish mesfushori i Arsenalit Ray Parlour]. The Independent (në anglisht). 19 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ "Team of the season: So there aren't enough English players in the Premier League? Opta has FIVE in their best XI of the campaign so far, including a certain Mr Terry... are you reading, Roy?" [Ekipi i Sezoni: Nuk ka lojtar anglez mjaftueshëm në Premier Ligë? Opta ka PESË nga XI më e mirë e sezonit deri tani, përfshirë një far Z. Terry... a po e lexon, Roy?]. Daily Mail (në anglisht). 30 nëntor 2013. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ "The Best Passers in the Premier League: Toure, Ramsey, Sakho & Canas" [Pasuesit më të mirë në Premier Ligë: Toure, Ramsey, Sakho & Canas]. BSports (në anglisht). 24 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ "Arsenal v Newcastle" (në anglisht). BBC Sport. 28 prill 2014. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ "Arsenal Top Scorers" [Shënuesit më i mirë të Arsenalit] (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2014. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ "English Premier League Stats: Assists Leaders – 2013–14" [Statistikat e Premier Ligës Angleze: Asistuesit më të mirë – 2013–14] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ Orr, James (10 dhjetor 2015). "Steven Gerrard hails Aaron Ramsey as 'the best attacking midfielder in the Premier League' – Ramsey 'honoured'" [Steven Gerrard vlerëson Aaron Ramseyn si 'mesfushori sulmues më i mirë' në Premier Ligë – Ramsey 'i nderuar']. The Guardian (në anglisht). Marrë më 16 janar 2016.
- ^ "Aaron Ramsey" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 korrik 2019.