Një prej kryeveprave botërore, "Krim dhe Ndëshkim" i Dostojevskit thith vëmendjen e lexuesve në b... more Një prej kryeveprave botërore, "Krim dhe Ndëshkim" i Dostojevskit thith vëmendjen e lexuesve në botën e brendshme të protagonistit, Raskolnikovit, në luftën mes së mirës dhe së keqes, logjikës dhe emocionit që tërë kohën e shqetëson vetëdijen-ndërgjegjen e këtij studenti të varfur. E çka është ndërgjegjja? Një gjeografi ndjenjash, ideash e normash, një tërësi e këtyre vlerave? Cila pjesë e ndërgjegjes e nxit Raskolnikovin në krimin e tij, e cila e bëri të vuajë aq shumë, kur ai mendonte se mund të përballojë ndjenjën e fajit?
Kamy, meqenëse për mjeshtëri kryesore e ka filozofinë, nëpërmjet shumë veprave tenton të përcjell... more Kamy, meqenëse për mjeshtëri kryesore e ka filozofinë, nëpërmjet shumë veprave tenton të përcjellë botëkuptimin e tij dhe procesin e arritjes deri në ate. Në veçanti, "I huaji" trajton idenë e absurdit në qenien e përgjithshme duke zgjedhur dhe përcjellur disa ngjarje e dukuri, që indirekt na imponojnë një perceptim mjaftë jokonvencionale: ate se asgjë nuk duhet medoemos të ketë arsye ezoterike, se gjithçka vetëm është, se gjërat vetëm ndodhin, se gjithësia as nëpërmjet e as në vete nuk kërkon kuptim sedimental. Gjatë momenteve para dhe pas varrimit të së ëmës, motifet e përsëritura, qoftë fjalia e Mersosë "është një për mua"; e qoftë ankesat e tij të vazhdimshme për motin a për ndonjë jokomoditet të rëndomtë (që assesi nuk kanë gjë të bëjnë me vdekjen e nënës), na formohet një imazh të një personi non-shalant, i varfër për nga ndjenjat, madje edhe ndaj nënës tashmë të vdekur. Ky profil është ajo që i jep cilësinë 'i huaj'. Por, ashtu si Merso thotë në monologun e tij, ai e donte nënën e tij, "si çdo njeri tjetër", por paaftësia e tij për të shpallur ndjenjat e dashurinë e tij, kur më së shumti pritej prej tij, e distancoi atë nga njerëzit që e rrethonin, jo që nuk i donte më fqinjët e tij, apo se kjo afërsi/dashuri nuk ishte reciproke; por se kjo homogjeni simpatie nuk vërehej nga larg. Për gazetarin e ri që i hidhte ato shikime aq të ashpra, këto dashuri nuk ekzistonin, për te para syve të tij ishte një krijesë e egër, e jo pjesë e atij peizazhi të bukur, ashtu si ishte për Salamanon a për Rejmonin.
Zonja Bovari është vepër që konsiderohet si kryevepra e lëvizjes realiste, ajo që vuri themelet e... more Zonja Bovari është vepër që konsiderohet si kryevepra e lëvizjes realiste, ajo që vuri themelet e realizmit në skenën Evropiane. Floberi merr një skenë të rëndomtë të tradhtisë dhe transformon ate në një vepër profane, madhështia e së cilës ende qëndron.
Lahuta e Malcis - epope e qëndresës shqiptare, 2021
Lahuta e Malcís-epope e qëndresës shqiptare Kur studiojmë historinë e shkrimit shqip, shohim se v... more Lahuta e Malcís-epope e qëndresës shqiptare Kur studiojmë historinë e shkrimit shqip, shohim se veprimtaria e letrarëve para kohës së pavarësisë sillej rreth temave sentimentale, që preknin çështjen e identitetit dhe qenies abstrakte të shoqërisë dhe kombit shqiptar. Të këtij shembulli ishin shumë vepra, qoftë voluminoze apo të shkurta, dhe përbënin tërësinë e identitetit letrar të kombit shqiptar. Thënë ndryshe: gjithçka mund të dihej rreth nesh ishte pjesëtuar mbrenda atyre veprave-mendjeve të këtyre veprimtarëve. Gjergj Fishta, që duhet të ketë pasur këtë vizion, Cillon me krijimin e "Lahutës së Malcís",-një epope e mrekullueshme, e cila do të plotësonte hapësirat (zbrazëtirat) që i kishte karakteri i 'shqiptarit'-e cila qe përkuCizuar nga veprat e pjesërishme të deriatëhershme. Ai synoi të formon këtë karakter e të plotësojë ate, ashtuqë të mos ketë nevojë dikush tjetër të vazhdojë ndërtimin e tij. Kur lexojmë veprën, duke mos u ndalur në spektrumin kohor që është shënuar, na paraqitet 'shqiptari' i tërë kohërave, një tip Cisnik, besnik dhe i përqëndruar për mbrojtjen e nderit të vet, shenja që i kishte shqiptari si para shumë shekujve, ashtu edhe sot. Ky hero, që nuk ëshët vetëm një, por është induktuar nga ansambli i shumë Cigurave historike, heroike, kombëtare: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli e shumë të tjerë; ishte një hero që nuk dorëzohej, një hero që e ngrit emrin 'shqiptar' përmbi atyre kornizave të të huajve që e shpërbënin tërësisht. Megjithëse në vepër nuk na paraqitet ndonjë zinxhir i lidhur ngjarjesh, në to janë të përmendur të gjitha ndodhitë gjurmëlënëse që ka kaluar shqiptari derisa arriti pavarësinë. Vepra është mbresëlënëse, te ajo janë të ngjeshur një bashkësi e madhe rrethanash, e duke kaluar nga secila vështirësi, secili presion i jashtëm, dhe çfarëdo pranga të mbrendshme që pengonin avancimin në rrugën e lirisë, në rrugën e nderit. Shumë është me rëndësi shpresa, idetë qëndrimtare të popullit dhe prijësit të tyre, e cila ishte nxitja kryesore për qëllimin e fundit. Këtë gjendje mendore, autori e ka spikatur nëpër përditshmërinë e njerëzve, nëpër vendimet e tyre. Këtu janë kyqur edhe Cigura profane, edhe mitike, që nga dora e dytë janë nxitës të rebelimit kundër shtypjes dhe padrejtësisë. Epopeja është vepra më e plotë e qëndresës për nga të gjitha këto karakteristike, dhe nuk shembuj tjerë të llojit të saj, mu ashtu si ka kërkuar Ât Gjergj Fishta.
Gjatë historisë së njerëzimit, ndër zakonet e shumë popujve e grupeve, sidomos në fshatarinë e vj... more Gjatë historisë së njerëzimit, ndër zakonet e shumë popujve e grupeve, sidomos në fshatarinë e vjetër shqiptare, gjithnjë ka qenë prezent dhe i përhapur opinioni se meshkujt kanë përparësi-më mirë thënë, janë më të zhvilluar nga natyra se femrat në shumë aspekte: në meritat, autoritetin e obligimet shoqërore, në punën fizike, madje edhe në liri të zgjedhjes së fatit të saj. Qytetërimi që nga fillet e tij, e kishte synim të ndryshojë këtë gjendje, të formojë korniza të reja për shoqërinë, që deri tash ishte vizatuar dhe tërësisht zotërohej nga meshkujt. Këtë qëllim pothuajse e arriti, femrat e qyteteve të zhvilluara shkolloheshin, fitonin autoritet dhe respekt shoqëror, dhe ishin plotësisht të kyqur në shoqëri. Por Grykasi, fshati ku Afërdita ishte emëruar mësuese, ishte një fshat larg nga qyteti dhe ishte prej atyre ku nuk kishin arritur parimet qytetare, ku ende qëndronin idetë dhe zakonet e vjetra, viktima të të cilave ishin kryesisht femrat e fshatit. Jeta e disave, në këtë rast-shumicës, që qëlluan në familje tejet tradicionaliste ishte një progres i gjatë e i pandjenjë, duke mos qenë të vetëdijshëm se kush janë e çka sakrifikojnë nga vetja për hir të dokeve të prapambetura. Ata rriteshin duke qenë gjithnjë në detyrat që u takonte nga punët e familjes, gjithnjë duke qenë prezent në rast nevoje, gjithnjë duke qenë të parët që të kujdesen për secilin në familje. E pastaj të arrijnë moshën e rinisë, moshën e martesës, kur sadopak e kanë hapësirën të jenë të lumtur për të ardhmen e tyre e të ndjejnë përkujdesjen që iu kushtohet. Por edhe kjo ndjenjë u sabotohej, sikur të ishin harruar sakrificat e saj deri atëherë, apo sikur të mos ekzistonin aspak, përsëri e 'detyronin' të vazhdojë jetën ashtu si u urdhërohet, e aspak si dëshirojnë. Sado që të ndjejnë se u është bërë padrejtësi, ato qëndrojnë të heshtur, e të mos 'dorëzojnë' nderin e tyre. Aq shumë duket që qenë të izoluar midis këtij presioni, më vonë edhe ndjenjat e veta i tretnin dhe i harronin gjatë kohe. Pastaj formonin familjen e vet, nga vajza bëheshin nuse e pastaj nëna, dhe vazhdonte cikli në gjenerata të reja. Zakonet, idetë fshatare ishin aq të rrënjosur tek fshatarët saqë asnjëri nuk shihte parregullshmëri në gjendjen e tyre. Por shikuar nga larg, femra nuk kishte pse të shkollohej, kishte shumë punë tjera. Ajo nuk meritonte e nuk dinte të zgjedhë për vete e ajo nuk duhej të reagojë kur dikush tjetër vendoste, se gjithçka që vendosej për ate ishte në vend. Afërdita ishte qytetare, ishte e vetmja që vërente gjendjen, gjë që e bënte viktimën më të dhimbshme të ngjarjes. Ngase ishte mësuese, ishte në mes të gjithë asaj shtypjeje nga fshatarët e akuzohej me ç'mos, vetëm pse reagonte kur shihte problem, për të mirën e fshatit dhe fshatarëve. E vetë fakti që ishte femër, e bënte sa e sa herë më lehtë të akuzoheshte për 'budallallëqe'. Kjo ishte gjendja e këtij fshati, njëri nga kush e di sa të tjerë, që jep episoda të jetës nga pikëpamja e një femre në fshatëra të tilla. E puna e Afërditës tregon rrugën për përmirësim. Ajo sakrifikoi sa kishte mundësi për të bërë të ditur gjendjen e mjerueshme të këtij fshati, dhe të përmirësohet. Figura e saj porosit të jemi të vetëdijshëm nga gjendja e rrethit tonë e të reagojmë nëse shohim çrregullësi të tilla. Jasir Idriz, e dyta dy, Prill 2021
Është e çuditshme jeta e njeriut, një rrugë që nuk ia dijmë gjatësinë, nuk ia dimë cakun e as kth... more Është e çuditshme jeta e njeriut, një rrugë që nuk ia dijmë gjatësinë, nuk ia dimë cakun e as kthesat e saj. E në këtë rrugë gjithë e shohim veten si udhëtarë të vetëm, megjithëse jemi të mvarur edhe nga të tjerët, udhëtarët tjerë që u kryqëzohet kjo rrugë me të ynin. Mirjana, apo Meremja, ishte vetëm njëra prej këtyre udhëtarëve, e cila kthesën e parë, prej shumë të tjerave që e pritnin më tej, e hasi kur e ëma e braktisi. Për të voglën Mereme kjo do të thoshte humbjen e udhërrëfyesit kryesor që mund ta kishte në këtë jetë, duke e lënë ate, vajzën e saj të bukur, në një hapësirë ku zotëronin të këqinjtë, 'bishat' e rrugës. Ajo nuk hasi vështirësi të madhe që të vazhdojë rrugën, kishte edhe udhërrëfyes tjerë, sikur zysha Esma, por që ishin më të dobët, e që lehtë këputeshin nga krahu i saj. Rinia e saj ishte ajo pjesë e rrugës, kur zbukurohet peisazhi, dhe duket lumturia e pafund, ndër krahët e dashurisë, ndër krahët e të dashurit. Por ja që ajo që shihte ishte vetëm maja e skërkës, ku do të rrëzohej e të vazhdojë tërë jetën e lënduar. E pastaj të rrotullohet gjithkah në kërkim të shpëtimit, në kërkim të shpresës të cilën nuk e gjeti. Zhgënjimi i saj ishte i papërballëueshëm, dhe bëri që të humbte diçka nga vetja, të dorëzojë shpirtin një shpëtimtari të rremë, Leonelit. Ajo, si shpërblim i dorës që iu ofrua nga Leoneli, sikur u bë pjesë e tij. Veprat e saj vetëm e pasqyronin këtë njeri, synimet e saj tashmë i përshtateshin atyre të tij. Prej këtij takimi filloi fabrikimi i Mirjanës së sotme, një vajzë që e kishte shpirtin 'shpëtimtarit' të saj, e që vazhdonte të lejojë veten të dorëzohet dorë-më-dorë. Ajo e dinte se ishte ndër kthetrat e këtij bishe, megjithëse nga larg dukej sikur mund të lirohet lehtë, ajo nuk besonte në diçka të tillë. Ishte rob në traumat e saj të mëhershme. Gjithnjë në dyshime se mund t'ia dalë, pasiqë nuk kishte arritur ndonjëherë të merr kthesa ku do të vazhdonte e lumtur. Por një dritë u shfaq para saj, një Yll të Veriut. Joan Noga i hyri në jetë. Ishte mu ai që e bindi ate se mund të lirohej nga dora e Leonelit. Joani ishte nxitja që i nevoitej Mirjanës për të ardhur në vete dhe për të besuar në një faqe të re, në një kthesë të re, ku do të mund të udhëtonte lirë e lumtur. Ai ishte i pari që e pa Meremen e vërtetë, që ishte veshur si Mirjana, e kjo ishte e vetmja gjë që i nevoitej atij për të shpëtuar ate, kësaj rradhe pa dredhira, thjeshtë të ndihmojë një nevojtare. Dilema është se a do të shpëtonte ajo nga robëria, apo do të kalonte nga robëria e ashpër në një më të lehtë e, sikur shihet nga larg, e lumtur. Joan Noga i dha një shansë të re, jo që justifikonte gabimet e saj, por besonte që ajo i pagoi të gjitha duke mos lejuar përsëri të jetë e shitur nga ana e Leonel Ismakut. Gjithsesi, shpëtimi i vërtetë i saj ishte nga personi në të cilën ishte shndërruar ajo. Tashmë ishte dikush tjetër, për së dyti kishte marrë një kthesë tejet të madh në rrugën e saj. Ndoshta gjurmët e së kaluarës do ta përcillnin gjatë tërë rrugës, por tash ato ishin vetëm plagë të mbuluara. Jasir Idriz, e dyta dy, Prill 2021
Sa me fat jemi ne, që sot kemi mundësinë të flasim e të veprojmë në gjuhën tonë, pa pengesë, pa s... more Sa me fat jemi ne, që sot kemi mundësinë të flasim e të veprojmë në gjuhën tonë, pa pengesë, pa shtypje. E flasim gjuhën që ka hasur shumë prerje rruge, e shumë shtypje nga të huajt, e megjithatë ekziston me tërë gjallërinë, bukurinë e përhapjen e njëjtë, si qindra vite më parë, e si sot.
Shqipja gjithnjë ka qenë në ambient të shtypur, e si ka rrojtur? Për këtë pyetje i qasemi njëherit shpirtit besnik të shqiptarit, e pastaj në një sfond më të lëmuar, përpjekjet e veprimtarëve të çmuar të kohërave më të reja. Shkrimet e tyre u bënë pasuria më e madhe e historisë së kësaj gjuhe, megjithëse nuk ishin e tëra e gjuhës së folur.
Si rron sot? Sot, edhe pse e liruar nga të gjitha prangat, po duket sikur po i tërheq të njëjtat probleme të njëqind viteve të fundit. Po duket sikur ende nuk është rrënjosur vetëdija se është një gjuhë e plotë, e përshtatshme për çfarëdo përdorimi. Sot mungesa e saj është më e qartë në mediume të reja. Është me rëndësi të nxitet prezenca e saj në botën moderne të artit. Ende kemi nevojë për shumë vepra të reja shkencore dhe artistike.
Përpjekja më e frutshme për të ardhmen e gjuhës do të jetë nxitja e prezencës së saj në rrethe ndërkombëtare. Shumë mendimtarë dhe veprimtarë shqiptarë sot veprojnë në ambiente të huaja me gjuhë të huaj, gjë që e insinuon gjuhën shqipe, por edhe ato që rrojnë me shqipen nuk janë të përkrahur aq sa meritojnë. Shpresojmë që gjeneratat e reja të jenë iniciatorë të ngritjes së gjuhës shqipe në grada sa më të larta.
Rëndësia e veprave të shkrimtarëve të letërsisë së vjetër shqiptare Që sa jetojmë ne, shqiptarët,... more Rëndësia e veprave të shkrimtarëve të letërsisë së vjetër shqiptare Që sa jetojmë ne, shqiptarët, si racë, komb e popull të trojeve tona, kemi pasur dinjitet me të cilën përveç ekzistencën fizike që kemi poseduar, kemi ndërtuar ekzistencën tonë kulturore me ndihmën e gjuhës, riteve, këngëve e gojëdhënave, të cilët mijëra vite na ruajtën dinjitetin. Deri sa kultura dhe popuj pushtues nuk arritën në tokat tona, ne nuk ishim të detyruar të përforcojmë e të dokumentojmë këto vlera që i ndërtuam pas mijëra vite jetë mbi tokë. Ndoshta shumë vepra ishin përfunduar që ne nuk i njohim e nuk do ti njohim asnjëherë, por të parët që arritën deri në duart tona janë nisur nga shpirtra patriot, njerëz me ambicie për ruajtjen e dinjitetit kombëtar të shqiptarëve. Pas dokumenteve, dëshmitë e para të këtij dinjiteti janë veprat e letrarëve të vjetër shqiptar, si të Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit e Varibobës bashkë me të tjerë që përcjellin shembujt e tyre. Buzuku qe i pari i cili synoi të dokumenton gjuhën shqipe, jetën dhe kulturën shqiptare me dedikim të plotë. Përmbajtja ishte fetare, por qëllimi kryesor qëndron në ëndrrat e autorit. Meshari që është rezultat i këtyre ëndërrave është monument i origjinalitetit tonë kombëtar, dëshmia e parë letrare e shqiptarëve. Pjetër Budi ishte i pari që ngjalli motivin poetik shqiptar si poeti i parë. Veprat e Budit ofrohen si shembuj për poezinë shqipe, e cila është ndjekur deri sot. Që nga Buzuku, të gjithë veprimtarët kryesisht vepruan me drejtim fetar, por mes tyre përjashtohet Frang Bardhi i cili botoi fjalorin e parë latinisht-shqip, e cila ka ndihmesë të madhe në ruajtjen e gjuhës, por dhe që ndihmon në deshifrimin e fjalëve të vjetra dhe formimit të tyre. Bardhi botoi edhe "Skënderbeun", apologji me natyrë traktati, me të cilin mohon çdo tezë që interpreton Skënderbeun me origjinë joshqiptare dhe me këtë ai edhe një herë dëshmon pronësinë e shqiptarëve në trojet e veta dhe historinë e këtyre trojeve. Si figurë i njohur i letërsisë së vjetër shqipe njihet Bogdani, i cili me Çetën e Profetëve, mundi që të fikson gjurmët e veta në rrugën e zhvillimit të letërsisë. Përveç kontributit letrar, ai gjithashtu shërbeu edhe për çështjen e atdheut, luftoi kundër pushtuesit. Edhe pse nuk fitoi në rrethanat e atëhershme, më vonë rezultati i mundit të tij është gjakftohtësia që trashëgoi në brezat e ardhshme. Për arbëreshët që sot janë përmbysur në asimilimin italian, dëshmi ka ofruar Jul Variboba. Ai ka shënuar për jetën e vështirë në troje të huaj. Duke përdorur veshjet e Mërisë dhe djalit të saj, ai pikturon vështirësitë e arbëreshëve. Rëndësia e çfarëdo vepre të tyre nuk mund të kufizohet me kontributin që dhanë në librarinë botërore, janë edhe themelet e murit që ndërtuan për ta mbrojtur gjuhën dhe kulturën shqipe nga shtypjet e jashtme. Ata ishin të parët që kontributi i tyre arriti deri në ditët e sotme, pa u përmbysur në sulmet e armikut për ta zhdukur. Respekti që meritojnë është e barabartë me luftëtarët që dhanë jetën e tyre në luftë ndaj pushtuesit, andaj veprat e tyre janë të vlerës monumentale që janë dëshmitë e shpirtit të tyre të flakur për ardhmëri të ndritur, ashtu si gjaku që derdhin trimat luftëtarë. Jasir Idriz, e para dy 11.05.2020

Uploads
Book Reviews by Jasir I
Papers by Jasir I