Papers by Entela Mustafaraj
Entela Mustafaraj, 2024
E drejta mbi pasurinë në përgjithësi dhe e drejta e pronës në veçanti përbëjnë bazën e sistemit e... more E drejta mbi pasurinë në përgjithësi dhe e drejta e pronës në veçanti përbëjnë bazën e sistemit ekonomik në Republikën tonë. Ajo është e drejtë themelore kushtetuese e kujtdo. Rregullimi kushtetues dhe ligjor i detyrohet funksionit të dyfishtë, privat dhe shoqëror, që mbart në vetvete e drejta e pronës. Funksioni privat sjell ndikimin e vet në gëzimin normal të lirive dhe të të drejtave të individit. Kuptimi historik dhe ai sotshëm i garancisë së pronës është kuptimi i një të drejte themelore që lidhet pazgjidhshmërisht me lirinë individuale 1. Prona ka njëkohësisht edhe karakterin e dallueshëm shoqëror, sepse përdorimi i saj duhet t'i shërbejë mirëqenies publike. Për sa kohë funksioni i pronës është një mjet për ruajtjen e lirisë vetjake, prona gëzon një mbrojtje të veçantë. Nga ana tjetër, ligjvënësi mund të vendosë kufizime ndaj pronës sa më i madh të jetë funksioni social i saj 2. Në përputhje edhe me konsideratat e mbajtura nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese ndër vite, garancia kushtetuese e pronës nuk mund të pranojë kufizime jo proporcionale, d.m.th. kufizime që nuk justifikohen me konsiderata sociale.. Koncepti i pasurisë, përkufizohet në nenin 1 të protokollit nr. 1 të KEDNJ, ku thuhet se: "1. Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare. 2.Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cenojnë të drejtën e shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera" Më tej, neni 11 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka parashikuar se "Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj. Kufizimet e lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike." Nisur nga struktura e Kushtetutës, e veçanta e nenit 11 është se ai nuk është parashikuar në grupin e të drejtave dhe lirive të tjera, por në pjesën ku parashikohen parimet themelore mbi të cilat mbështetet organizimi dhe funksionimi i shtetit. Në këtë mënyrë kushtetutbërësi ka preferuar ta konsiderojë lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe pronën private si parim bazë të sistemit ekonomik të Republikës së Shqipërisë (shih vendim nr. 24, datë 24.7.2009 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.) E drejta për pronë private dhe liria e veprimtarisë ekonomike janë të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën, pasi prona është mjet për të ushtruar lirinë e veprimtarisë ekonomike.
Në ushtrimin e së drejtës për punësim dhe profesion, ndalohet çdo formë diskriminimi, e parashiku... more Në ushtrimin e së drejtës për punësim dhe profesion, ndalohet çdo formë diskriminimi, e parashikuar në këtë Kod dhe në legjislacionin e posaçëm për mbrojtjen nga diskriminimi.
Dorëzania është një marrëveshje kur një person bie dakord të marrë në posedim fizik pasurinë e nj... more Dorëzania është një marrëveshje kur një person bie dakord të marrë në posedim fizik pasurinë e një personi tjetër për ruajtje ose qëllime të tjera, por nuk merr pronësinë e saj, me mirëkuptimin se do të kthehet në një datë të mëvonshme. Në këtë kontratë debitori nuk merr pjesë madje dorëzania
Për mosekzekutimin ose ekzekutimin jo në mënyrën e duhur të detyrimeve, palët mund të parashikojn... more Për mosekzekutimin ose ekzekutimin jo në mënyrën e duhur të detyrimeve, palët mund të parashikojnë në kontratë pagimin e një shume të hollash ose kryerjen e një detyrimi tjetër, për
Kontrata e sigurimit është një nga kontratat më të rëndësishme në qarkullimin civil, rëndësia e t... more Kontrata e sigurimit është një nga kontratat më të rëndësishme në qarkullimin civil, rëndësia e të cilës po rritet vazhdimisht,me rritjen e ritmeve tëzhvillimit të shoqërisë njerëzore. Sa më i madh të jetë zhvillimi ekonomik, social, kulturor i shoqërisë njerëzore, aq më e madhe bëhet rëndësia e kontratës së sigurimit në qarkullimin juridiko-civil,midis subjekteve të së drejtës.
KONTRATA E RENTES JETORE, 2023
Kontrata e rentës jetore e ka origjinën nga e drejta romake, por mori zhvillim më të madh në mesj... more Kontrata e rentës jetore e ka origjinën nga e drejta romake, por mori zhvillim më të madh në mesjetë ku renta jetëore konsistonte në shitëblerjen e një sendi të luajtshëm apo të paluajtshëm, ose kalimit të një shume parash nje personi apo një subjekti
Informacion per marreveshjen para noterit per zgjidhjen e marteses Martesa është institucioni kry... more Informacion per marreveshjen para noterit per zgjidhjen e marteses Martesa është institucioni kryesor që i paraprin familjes. Familja përbën bashkimin e personave që për shkak të lidhjes së martesës, gjinisë, ose birësimit, janë të lidhur mes tyre në marrëdhënie psikologjike, morale, ekonomike dhe juridike;jetojnë në një ekonomitë përbashkët familjare dhe mbajnë para shoqërisë përgjegjësi shoqërore për njëri tjetrin. Sipas Kodit të Familjes së Shqipërisë, martesa është një bashkëjetesë ligjore, e cila mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si bazë e unitetit të familjes.
Zgjidhja e marrdhënies së punës nga ana e punëdhënësit. Rastet e Dëmshpërblimit. Zgjidhja e marrd... more Zgjidhja e marrdhënies së punës nga ana e punëdhënësit. Rastet e Dëmshpërblimit. Zgjidhja e marrdhënies së punës nga ana e punëdhënësit është një ndër problematikat kryesore me të cilat hasen personat te cilët janë në marrdhënie pune.
Pse duhet te kemi nje avokat pjese te kompanis tone?
Kontrata e Agjencise , 2020
Koncepti i përfaqësimit të agjencisë në kuptimin që kuptohet tani u shfaq rreth shekullit të XII ... more Koncepti i përfaqësimit të agjencisë në kuptimin që kuptohet tani u shfaq rreth shekullit të XII (A.D) së bashku me marrëdhëniet e pronarit dhe te skllavit. Ishte logjike mbajtja e pronarit me përgjegjësi ligjore për veprat e robit të tij, veçanërisht nëse aktet e skllavit ishin bërë bazuar në drejtimin e pronarit të skllevërve. Prandaj, kjo marrëdhënie e pronarit skllevër dhe skllevër hapi një rrugë për krijimin dhe konceptin e përfaqësimit. Dhe gjatë kësaj kohe, filloi përgjegjësia e një drejtori për veprimet e agjentit ose shërbëtorit të tij. Koncepti i agjencisë u zhvillua në mënyrë të pavarur në sistemet juridike të së drejtës civile dhe të së drejtës ne pergjithesi.. Sidoqoftë, rregullat rudimentare të përfaqësimit të agjencive siç kuptohet sot, u bënë të dukshme në të dy sistemet juridike rreth fundit të shekullit të dymbëdhjetë dhe fillimit të trembëdhjetë. Edhe pse, koncepti i përfaqësimit të agjencisë u shfaq rreth fundit të shekullit të 12-të, rregullat e tij erdhën duke u rregulluar dhe me qëllim lehtësimin e qendrave tregtare në shekullin XIX. Kur aktivitetet e biznesit përhapen gjerësisht në shumicën e pjesëve të botës, veçanërisht në Evropë, transaksioni tregtar ishte shumë i zhvilluar. Për këtë arsye, rregullat e agjencisë filluan të organizohen dhe mblidhen nga fushat e ndryshme mbi të cilat u shpërndanë. (Ligji i agjencisë, Am. J: komp. Ligji vëll.6. (1957) f.165) Përkundër zhvillimit të tij të lartë, ligji romak nuk e tejkaloi një teori të përgjithshme të agjencisë në ligjin e tyre të kontratës, dhe madje '' ishte krejtësisht i panjohur në ligjin e hershëm të kontratave dhe kurrë në tërë historinë e ligjit romak nuk e bëri atë të arrijë rëndësinë që ka arritur në ligjin anglez. Gjatë kohës kur romakët nuk ishin të vetëdijshëm për teorinë e Agjencisë, ligji anglez i kontratës zhvilloi teorinë në një mënyrë të plotë dhe biznesmenët e përdorur për të kryer aktivitetet e tyre të biznesit përmes ndërmjetësve ose agjentëve.agjencisë në ligjin e tyre të kontratave si ajo e ligjit anglez ishte se '' romakët nuk e pranuan kurrë një rregull të përgjithshëm të ligjit të tyre privat, i cili deklaroi se një person që vepron si ndërmjetësi duhet të jetë i aftë të krijojë marrëdhënie të vlefshme kontraktuale ose tregtare midis drejtorit dhe palës së tretë. '"(W.Muler-Freinfels, Marrëdhëniet juridike në Ligjin e Agjencisë: Fuqia e Agjencisë dhe siguria tregtare. Am. J: comp.law V .13 1964 fq.195)
Regjistrimi i Markes , 2020
Një "markë" sipas nenit 140 të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për pronësinë industriale" i ndr... more Një "markë" sipas nenit 140 të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për pronësinë industriale" i ndryshuar, mund të jetë çdo shenjë, në veçanti fjalët, duke përfshirë emrat personalë ose disenjimet, shkronjat, numrat, ngjyrat, formën e mallrave ose të paketimeve të tyre ose tingujt, me kusht që këto shenja të jenë të afta: a) të dallojnë mallrat apo shërbimet e një personi fizik apo juridik nga ato të një personi tjetër fizik apo juridik; b) të përfaqësohen në regjistër në mënyrë të tillë, që të mundësojnë autoritetet kompetente dhe publikun të përcaktojnë qartë dhe saktë objektin e mbrojtjes që i njihet pronarit të saj. Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi në fushën e pronësisë industrial, me fokus markat, jo çdo shenjë mund të konsiderohet markë dhe mund të regjistrohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI). Shenjat që përbëjnë "markë" janë: • Fjalët, kombinimet e fjalëve, duke përfshirë dhe emrat personal; • Gërmat, numrat; • Shenjat figurative duke përfshirë vizatimet; • Format tridimensionale, duke përfshirë format e mallrave dhe amballazhet e tyre; • Ngjyrat, kombinimin e ngjyrave, sinjalet e dritës në qoftë se ato paraqiten grafikisht; • Kombinimi i shenjave të përmendura më lart. Me shumë rëndësi është karakteri dallues i markës, që do të konsiderohet "nëse nëpërmjet saj përdoruesi i zakonshëm dallon një numër mallrash dhe shërbimesh specifike, nga një tjetër numër mallrash dhe shërbimesh, të njëjta me të parat, e lidhur, përkatësisht, me origjinën tregtare të tyre". Procedurat për regjistrimin e markës në Republikën e Shqipërisë nisin përmes kërkesës për regjistrim pranë regjistrit kombëtar të markës që administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale. Formulari i aplikimit për regjistrim kombëtar të markës gjendet pranë DPPI:
Uploads
Papers by Entela Mustafaraj